Airbnb humb emrin e domain-it pasi harroi ta përditësonte atë - Business Magazine Albania

Airbnb humb emrin e domain-it pasi harroi ta përditësonte atë

Airbnb

Kurrë nuk do të ndalemi së theksuari rëndësinë e të pasurit një to-do list të detyrave tona në mënyrë që të mos kemi probleme me afatet. Ndoshta platforma e akomodimit Airbnb do ta marrë mësimin, pasi për shkak të një mosrespektimi kompania nuk e përditësoi informacionin e një prej domeneve të saj të internetit dhe tani e ka humbur atë përgjithmonë.

Gjithçka filloi në vitin 2017, kur Airbnb bleu platformën Tilt, një startup pagesash mobile, që fillimisht u quajt Crowdtilt. Me blerjen, Airbnb u bë gjithashtu pronar i domain-ve të internetit Tilt.com dhe Crowdtilt.com.

Në vitin 2021, të drejtat për domain-in Crowdtilt.com skaduan, kështu që Airbnb ia shiti atë një blerësi të panjohur për më shumë se 17,000 dollarë. Meqenëse Crowdtilt ishte një startup i famshëm teknologjik në ditët e para të tij, domain kishte vlerë të konsiderueshme SEO, domethënë reputacioni i tij ishte i lartë në kërkimet në web.

Blerësi anonim kuptoi se Airbnb nuk i kishte përditësuar informacionet e regjistrimit të Tilt.com pas blerjes së kompanisë. Përveç kësaj, kur bleu domain-in Crowtilt.com, ky person kishte akses në adresën e emailit ‘tech@crowdtilt.com’ dhe të dhëna të tjera që e lejuan atë të merrte kontrollin e Tilt.com pa autorizim.

Lexoni: Airbnb u përpoq të fshehë një krim të ndodhur në një pronë duke paguar 7 milionë dollarë

Airbnb shkoi në veprime ligjore për të rekuperuar domain-in e vjedhur

Korrikun e kaluar, blerësi u përpoq t’i shiste adresën Tilt.com James Booth, një investitor i madh i emrave të domain-it. Transaksioni u përfundua dhe tani firma ligjore që menaxhon Escrow.Domain zotëron domain-in që më parë i përkiste Airbnb.

Që atëherë, Airbnb ka luftuar për të rifituar domain-in, por ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me firmën ligjore, sipas Domain Name Wire. Në Shtator, platforma ngriti një padi kundër firmës juridike në UDRP, organi ligjor që merret me rastet e sulmeve kibernetike në Korporatën e Internetit për Caktimin e Emrave dhe Numrave.

Përfundimisht, UDRP deklaroi se nuk ishte e kualifikuar për t’u marrë me rastet e vjedhjeve, kështu që Airbnb humbi padinë dhe nuk do të rimarrë pronësinë e Tilt.com, nëse nuk arrin një marrëveshje me pronarët e rinj.

Duke u kthyer në pikën fillestare, i gjithë problemi mund të ishte shmangur nëse Airbnb do të kishte përditësuar informacionin në Crowdtilt.com përpara se ta shiste atë, ose nëse do të kishin rinovuar të drejtat e tyre për Tilt.com në kohë. A e shihni se sa e rëndësishme është të mbani një kalendar dhe të planifikoni reminders?

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0