AIDA prezanton mundësitë për investime në Shqipëri, në Dubai - Business Magazine Albania

AIDA prezanton mundësitë për investime në Shqipëri, në Dubai


Shqipëria përfaqësohet për herë të parë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në Forumin Vjetor të Investimeve në Dubai. Në këtë kuadër, AIDA po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë të niveleve të larta dhe me investitorë të rëndësishëm duke shkëmbyer kontakte dhe prezantuar mundësitë që Shqipëria ofron për investime.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, z. Genti Beqiri zhvilloi një takim me Nënsekretarin e Ministrisë së Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Abdulla A. Al Saleh, gjatë të cilit u diskutua mbi potencialet që Shqipëria ofron për investitorët e huaj në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Gjithashtu, z. Beqiri e njohu Nënsekretarin e Ministrisë së Ekonomisë me nismën e qeverisë shqiptare për rritjen e investimeve në formën e partneriteteve publike dhe private (PPP), të prezantuara në projektin “1 Miliardë Dollarë”. Një çështje tjetër e cila u diskutua, ishte edhe hapja e një linje të re fluturimesh direkte mes Tiranës e Dubait, si një mundësi më e mirë ndërlidhjeje mes dy vendeve.

Drejtori Ekzektuiv i AIDA-s e ftoi z. Abdulla A. Al Saleh të vizitojë vendin tonë, i cili nga ana tjetër shprehu gadishmërinë për të vizituar Shqipërinë, duke treguar edhe interes për aktivitetet që organizohen në vendin tonë në fushën e investimeve dhe tregtisë.

Një takim tjetër i rëndësishëm ishte ai me Zv. Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Dubait, gjatë të cilit përfaqësuesit e AIDA-s e njohën mbi mundësitë që vendi ynë ofron për investitorët nga Dubai. Disa takime janë zhvilluar edhe me përfaqësuesit e grupeve të mëdha të investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm.

Pjesëmarrja e AIDA-s në këtë event i bashkohet përfaqësimeve ndërkombëtare të niveleve më të larta të sektorit publik dhe atij privat, duke u bërë pjesë e një sërë aktivitetesh të ndryshme si: ekspozitë ndërkombëtare ku AIDA ka edhe stendën e saj, seminare, prezantime të vendeve pjesëmarrëse dhe mundësive që ofrojnë për investime, tryeza të rrumbullakta ndërmjet vendeve pjesëmarrëse etj.

Në Forumin Vjetor të Investimeve marrin pjesë 140 shtete, mbi 100 zyrtarë të niveleve më të larta dhe 15,000 investitorët më të mëdhenj në nivel ndërkombëtar.

Burimi: facebook.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0