Ahmetaj: me konçesion 9-fishohet sipërfaqja në dispozicion për teatrin

Ahmetaj: me konçesion 9-fishohet sipërfaqja në dispozicion për teatrin


Projektligji për Teatrin Kombëtar, është diskutuar këtë të enjte në Kuvend mes tensionesh.  Përtej diskutimeve midis opozitës, protestave jashtë Kuvendit, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka folur për procedurën dhe mënyrën e financimit të planifikuar për teatrin.

Duke mbrojtur projektligjin e posaçëm për teatrin, ministri është shprehur se do të jenë 9000 m katror tokë në dispozicion të Teatrit Kombëtar, duke theksuar se aktualisht sipërfaqja është 1126 m katror.  Sipas tij, buxheti i shtetit nuk do të harxhojë asnjë para për ndërtimin e ri.

Lexoni: Teatri Kombëtar, një ndërtesë pa vlera, sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj kërkoi që ky informacion i publikuar nga ministri t’u vihet me shkrim në dispozicion të gjithë deputetëve. Për deklarata të paverteta, ajo paralajmëroi se ministri do të mbajë përgjegjësi para organeve gjyqësore.

Lexoni: Territori i Teatrit Kombëtar duhet të mbetet pronë publike!

Opozita e quajti këtë një akt mafioz. Deputetë të opozitës kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të aktit. Përfitimet e padrejta cilësohet të arrijnë në 205 milionë euro për kompaninë koncesionare, sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0