Teatri Kombëtar, një ndërtesë pa vlera, sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës

Teatri Kombëtar, një ndërtesë pa vlera, sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës


Debati për shpronësimin e Teatrit Kombëtar ka mbërritur tashmë në Parlament.  Projektligji me argumentat spjeguese në relacion u dorëzua në fund të muajit të kaluar në Kuvend, dhe pritet të diskutohet nga komisionet parlamentare.

Sipas Projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” dhe relacionit që e shoqëron, në vlerësimet e qëndrimet e tyre janë përfshirë disa aktorë. Nuk flasim për ata të teatrit, por për disa ministri, Bashkinë e Tiranës e shoqëri civile.

Projektligji, i cili pritet ta çojë debatin deri në seancë plenare, parashikon zhvillimin e zonës nga Bashkia e Tiranës, pas kërkesës së kësaj të fundit bërë Ministrisë së Kulturës.

Për shkak të debateve dhe kundërshtive të shumta, Ministria e Kulturës ka sjellë vlerësimet e bëra për Teatrin në vitin 2014.

Në relacionin që shoqëron ligjin thuhet se, “Ministria Kulturës është përgjegjëse jo vetëm për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, por edhe për garantimin e infrastrukturës për institucionet e kulturës, në përputhje me standardet bashkëkohore, referuar kjo sigurisë, komfortit, etj. Bazuar në përfundimin e disktutimeve në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2004, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve listën e objekteve monument kulture të kategorisë II, në Qendrën Historike të Tiranës, vërehet se në pikën 70, të listës bashkëlidhur kësaj shkrese, objekti “Teatri Kombëtar” përmendet si “ndërtesë pa vlera”, duke mos u përfshirë në urdhrin nr.122, datë 5.3.2007, “Për Shpalljen Monument Kulture të kategorisë së II-të të ndërtesave në aksin kryesor të Qendrës Historike të qytetit të Tiranës”.

Gjatë inspektimit të kryer në vitin 2014 me kërkesë të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, thuhet në relacion, specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, të zhvilluar në vitin 2014, verifikuan se “ambientet ndihmëse, që lidhen direkt me skenën janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim. Muri perimetral me përbërje pupulit ka dëmtime të konsiderueshme, që fillojnë në pjesën fundore të tij, për shkak të pranëisë së ujrave. Gjithashtu, përcaktohet se duhet ndërhyrje kapitale dhe se këto ambiente duhen bllokuar menjëherë, duke bërë izolimin e tyre nga pjesa tjetër me panele ndarëse, deri në rehabilitimin e tyre të plotë.”

Lexoni: Projektligjin 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0