Territori i Teatrit Kombëtar duhet të mbetet pronë publike!

Territori i Teatrit Kombëtar duhet të mbetet pronë publike!


Beteja për godinën e Teatrit Kombëtar me ngjan pak me betejën për prishjen e Piramidës nga qeveria Berisha vite më parë. Opozita socialiste atë kohë luftoi të mos prishej. Argumentet ishin absurde, pasi nuk mund ta mbroje një mazolueum të Enverit, me arkitekturë të vajzës së tij.

Sot Piramida është aty. Rezistoi, edhe pse e rrënuar, por me një hapësirë të admirueshme përreth, që sot mund të ishte e mbuluar me kulla moderne. Tani u gjetën fondet që ajo të bëhet Qendra Rinore Inovative më e veçanta në Ballkan. Do e bëjë AADF, (fondi amerikan i zhvillimit) por do mbetet pronë publike.

Ju mund të lexoni edhe: Piramida do të jetë “Pallati i Pionierëve” për Teknologjinë e Informacionit

Njësoj mendoj për Teatrin Kombëtar. Përsa kohë Qeveria nuk ka lekë ta ndërtojë, le të mos e prekë. Teatri i ri duhet të bëhet aty ku është, në atë sipërfaqe që është, me paratë e shtetit ose ndonjë donatori, pa i dhënë asnjë centimetër privatit. Duhet të mbetet përjetësisht pronë publike. Kur shteti t’i gjejë lekët, le ta bëjë të ri. Mbi të gjitha, ajo është zonë e mbrojtur, për shkak të Kalasë Ilire të Tiranës që këta qëllimisht e quajnë mesjetare dhe ndaj i kanë dhënë për restorant mjediset e saj, ndërsa kanë populluar me kulla zonën historike. Nëse do ndiqnin këtë llogjikë të vlerave historike, sot nuk duhej të ngriheshin aty as ndërtesat Toptani e Plazza… Të paktën të mbrojmë sot çfarë ka mbetur.

Krahasimet e bëra për restaurimin e Sheshit Skënderbej dhe Pazarit të ri, nuk kanë vend, pasi asnjë centimetër i këtyre territoreve nuk iu dha privatit. Ato u ndërtuan me financime të ndryshme, por janë dhe mbeten pronë e popullit.
Të paktën shqiptarët kësaj here duhet të bien dakord dhe të mos i shohin gjërat në mënyrë militante apo partiake. Qeveritë ndërrohen, po kështu dhe politikanët. Nuk do jenë më këta që janë sot. Por, Teatri Kombëtar do t’u përkasë gjithë shqiptarëve edhe në brezat që vijnë. Nëse është hapësirë e madhe le të ruhet e tillë me shatërvane dhe kopshte të gjelbëruara përpara. Mjaft që ajo të mos copëzohet për privatët dhe të mos ngjishet me kulla të tjera.
Tirana është bërë batërdi me ndërtime, ne këtë e kemi kuptuar vonë, kur hedhim sytë e shohim qytetin nga lart. Pas gjithë atyre që janë bërë, tani kemi një mundësi të shohim qartë çfarë nuk i duhet apo i duhet këtij qyteti. Tani duhet të ngremë zërin për të ruajtur disa hapësira në zemër të qytetit tonë…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0