AgroTech Expo 2022 hap dyert për 3 ditë - Business Magazine Albania

AgroTech Expo 2022 hap dyert për 3 ditë

AgroTech Expo

Edicioni i III-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë AGROTECH Expo 2022, i organizuar nga Expocity Albania, po zhvillohet në datat 24-26 Nëntor, 2022. Ky panair ofron një platformë komunikimi biznesi për aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit.

Në një linjë me edicionet e mëparshme, AGROTECH Expo 2022 do të vazhdojë të japë kontributin e vet në zhvillimin e sektorit përmes: komunikimit të suksesshëm mes kompanive, ekspozimit të blerësve potencialë dhe takimeve B2B. Këto kanë për qëllim krijimin e mundësive të reja për prezantimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin bujqësor, lidhjen e partneriteteve të reja, informimin mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare dhe zhvillimin e politikave sektoriale.

Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2022, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshopeve informuese dhe edukative, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish speci­ke mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit. Në Edicionin eII-të, AGROTECH Expo ka shënuar një rritje prej 45% të numrit të ekspozuesve në total dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve nga rajoni dhe atyre ndërkombëtarë.

Që prej Shtatorit 2019, AGROTECH Expo është tashmë event anëtar i EURASCO-s (Federatës Europiane të Panaireve Bujqësore dhe Organizuesve të Eventeve) www.eurasco.org.

Forumi

AGROTECH Expo 2022

Institucionet shtetërore kryesore, projektet në bujqësi dhe kompanitë lider të sektorit, do të shërbejnë si histori suksesi për potencialin e Shqipërisë në sektorin bujqësor. Në këtë kontekst,

AGROTECH Expo 2022 do të mbledhë aktorët kryesorë për të diskutuar mbi çështjet më të rëndësishme që ndikojnë sektorin.

AGROTECH Expo 2022 do të shërbejë si një kanal për shkëmbimin e informacionit, parashtrimin e strategjive dhe nismave për investimet dhe zhvillimet në bujqësi, duke prezantuar mundësitë më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm.

Gjatë Edicionit të II-të të AGROTECH Expo, ne mirëpritëm në Shqipëri konferencën ndërkombëtare “Global G.A.P Stop Tour”, e cila pati një ndikim shumë të rëndësishëm në sektorin bujqësor përsa i përket informimit për certi­kimet Global G.A.P.

 Bujqësia në Shqipëri

Bujqësia është një sektor prioritar në Shqipëri, me një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. Bujqësia është burimi kryesor i punësimit, veçanërisht në zonat rurale. Ky sektor gjeneron rreth 20% të GDP-së dhe mundëson 37% të punësimit në total. Sektori bujqësor në Shqipëri po shënon rritje të qëndrueshme duke kontribuar edhe në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto. Kërkesa në rritje për ushqime të shëndetshme, organike, ka rritur ndjeshëm nevojën për përshtatjen ndaj teknologjive më të fundit dhe zgjidhjeve më efektive për transformimin e biznesit ne bujqësi, në mënyrë që të rrisë prodhimtarinë dhe t’i përshtatet nevojave të tregut.

Industria e agropërpunimit në veçanti, ka patur një rritje të konsiderueshme gjatë 10 viteve të fundit. Ky sektor ka shënuar një rritje prej 3% në xhiron vjetore dhe një rritje prej 3.3% në punësim.

Programi i IPARD II për Shqipërinë u mundëson fermerëve dhe agrobizneseve në Shqipëri aksesin ndaj një fondi prej 71 milionë eurosh nga BE-ja, për periudhën 2014-2022, plus 23 milionë euro që do të mundësohen nga qeveria shqiptare – pra një fond total prej 94 milionë eurosh, i vlefshëm për investimet në bujqësi dhe zhvillim rural, duke inkurajuar kështu fermerët dhe agrobizneset për t’u bërë proaktivë, për të shfrytëzuar mundësinë e dhënë nga fondet e IPARD II dhe për të aplikuar për mbështetje ­nanciare. AGROTECH Expo 2022 do të ofrojë mundësitë më të mira për marrjen e informacioneve të vlefshme për agrobizneset.

Kategoritë e ekspozuesve:

  • Makineri bujqësore, pjesë këmbimi, komponentë
    Sisteme pompimi dhe sisteme për ujitjen
    Sera dhe pajisje
    Sisteme hidroponike
    Kopshtari, makineri dhe pajisje për prerje, mbjellje
    dhe korrje
    Makineri dhe pajisje për kopshtari
    Makineri dhe pajisje për përpunimin e ullirit
    Teknologji për agropërpunim
    Makineri prodhuese dhe përpunuese
    Fermerët
    Blerësit potencialë
    Agjentët
    Kompanitë e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore
    Distributorët rajonalë të kompanive të importit
    Shoqatat tregtare bujqësore
    Investitorët e huaj
    Kimikate dhe plehra kimike
    Materiale për shumim
    Fidanishte
    Bimë mjekësore
    Ushqime bujqësore dhe
    organike
    Agroturizëm
    Konservim, magazinim
    Ambalazhim dhe paketim
    i produkteve bujqësore
    Transport
    Institucione shtetërore
    Institucione financiare
    Organizata dhe shoqata bujqësore

Vizitorët:

  • Fermerët
    Blerësit potencialë
    Agjentët
    Kompanitë e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore
    Distributorët rajonalë të kompanive të importit
    Shoqatat tregtare bujqësore
    Investitorët e huaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0