Afërsisht gjysma e popullsisë botërore është online

Afërsisht gjysma e popullsisë botërore është online


Rreth  1/3 ose më saktë 31% e popullsisë botërore përdor median sociale, ndërsa numri i përdoruesve të internetit është rritur me 10% vitin e kaluar duke kapur shifrën 3.42 miliard, një numër që përfaqëson 46% të popullsisë botërore.

Këto të dhëna janë publikuar nga organizata “We are social” në raportin e saj “Digital in 2016”, e cila merret me studimin e prirjeve shoqërore në teknologji dhe internet.

Afërsisht gjysma e popullsisë njerëzore ka akses në internet dhe organizata “ We are Social” ka llogaritur se 2.31 miliard njerëz përdorin median sociale.

Gjithashtu ka 1.97 miliard përdorues të mediave sociale nga celulari dhe 3.79 miliard përdorues të celularëve, respektivisht 27% dhe 51% të popullsisë botërore.

Zona e Azi-Paqësorit ka regjistruar shtimin më të madh të përdoruesve të internetit, afërsisht 200 milion njerëz. Gjatë muajve të vitit të kaluar, gjysëm million njerëz çdo ditë i janë shtuar përdorimit të internetit.

Për sa i përket përdorimit të internetit në raport me popullsinë, Islanda kryeson me 98% të popullsisë si përdorues të rregullt, Bermuda 97% dhe Norvegjia 96%.

Koreja e Veriut renditet e fundit për sa i përket  përdorimit të internetit me vetëm 7000 njerëz që kanë akses në internet.

Brazilianët dhe Filipinasit shpenzojnë më shumë kohë se të tjerët, me një mesatare prej 5.2 orë në ditë. Brazilianët gjithashtu shpenzojnë më shumë kohë në internet përmes celularit rreth 3.9 orë në ditë.

Japonezët dhe Koreano Jugorët shpenzojnë më pak kohë në internet se të tjerët, respektivisht 2.9 dhe 3.1 orë.

Për sa i përket tregut të medias sociale, Facebook vazhdon të dominojë tregun me 1.5 miliard llogari aktive, ndërsa aplikacioni i saj WhatsApp është rritur me 50% vitin e kaluar.

Amerika e Veriut ka nivelin më të lartë të përdorimit të mediave sociale, përkatësisht 59% të popullsisë. Ndërsa shteti që përdor më shumë mediat sociale në raport me popullsinë, është Tajvani me 77% të popullsisë që ka përdorur Facebook 30 ditët e shkuara.

Raporti gjithashtu nënvizon 3 përfundime kryesore që kompanitë duhet të ndjekin në këtë botë të shpejtë dixhitale.

Së pari, kompanitë duhet të përshtaten me botën e celularëve sepse celularët po ndryshojnë gjithçka.

Së dyti, kompanitë duhet të studiojnë se si lidhja në internet mund të përmirësojë elementë të biznesit të tyre, jo thjesht reklamat.

Së fundi, mediat sociale bazohen tek bashkëbisedimi, kështu që kompanitë duhet të punojnë të ndërtojnë marka sociale dhe jo të ndërpresin njerëzit gjatë komunikimit.

/WARC/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0