Adoleshenti padit Apple pasi teknologjia e njohjes së fytyrës çoi në arrestimin e tij - Business Magazine Albania

Adoleshenti padit Apple pasi teknologjia e njohjes së fytyrës çoi në arrestimin e tij


Një 18-vjeçar po padit Apple për 1 miliard dollarë, pas një arrestimi të gabuar. Adoleshenti thotë se ka qenë rezultat i keqidentifikimit nga softueri i njohjes së fytyrës nga Apple.

Së pari, padia u bë e njohur nga Bloomberg. Ousmane Bah, një student nga New York, paraqiti kërkesën kundër Apple dhe firmës së sigurimit Security Industry Specialists Inc. të hënën e kaluar.

Lexoni: Publikon financat, kompania del më fitimprurësja në botë, dyfishi i Apple

Bah ishte ende një nxënës i shkollës së mesme kur mori një thirrje nga një gjykatë në Boston duke e akuzuar atë për vjedhjen e produkteve të Apple me vlerë 1.200 dollarë – në veçanti Apple Pencils – nga një dyqan Apple në Boston. Sipas padisë, Bah nuk kishte qenë kurrë në Boston dhe po merrte pjesë në mbrëmjen e tij të maturës në Manhatan në ditën që autoritetet thanë se kishte ndodhur vjedhja.

Bah ishte akuzuar më vonë për vjedhje shtesë nga dyqanet Apple në New Jersey, Delaware dhe New York City. Ai u arrestua në nëntor në orën 4 të mëngjesit në shtëpinë e tij nga Departamenti i Policisë së New York, me dyshimin për vjedhje në një dyqan Apple në Manhattan. Thuhet se policia ka kryer arrestimin edhe pse urdhri i tyre përfshinte një foto të një të dyshuari që nuk i ngjante aspak Bah.

Padia thotë se një detektiv i NYPD vendosi që Bah ishte arrestuar gabimisht, duke parë pamjet e mbikqyrjes nga dyqani dhe duke parë se i dyshuari nuk dukej absolutisht si Bah. Sipas padisë, detektivi tha se problemi mund të përfshijë sistemet e Apple, pasi teknologjia e sigurisë së Apple “identifikon të dyshuarit për vjedhje duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës”.

“Ky fakt është shqetësues, veçanërisht për faktin se konsumatorët në përgjithësi nuk janë të vetëdijshëm për përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga ana e të pandehurit brenda sistemit të tij të sigurisë,” thotë padia. “Me sa duket, sistemi i sigurisë i të pandehurit skanon fytyrat e konsumatorëve për të kërkuar ngjasime në listën e të dyshuarve”.

Lexoni: Apple publikon një video për të kuptuar rëndësinë e privatësisë në smartfonin tuaj

Padia nuk është specifike për mënyrën se si Apple përdor njohjen e fytyrës për sigurinë, por shpesh përmend funksionalitetin e saj Face ID të njohjes së fytyrës, e cila po përdoret në modelet më të fundit të iPhone dhe iPad.

Detektivi dyshonte gjithashtu se hajduti i vërtetë mund të kishte përdorur lejen ID të shoferit të Bah, të cilin ai e kishte humbur, duke e lidhur Bah me krimet në sistemet e Apple. Specialistët e Industrisë dhe Sigurisë të Apple nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Business Insider për komente. Të dy refuzuan të komentojnë mbi padinë kur u kontaktuan edhe nga Bloomberg.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0