Academy of Young Economists - Akademia e Ekonomistëve të Rinj

Academy of Young Economists – Akademia e Ekonomistëve të Rinj


Student Economic Forum me mbështetjen e Albanian Economic Forum dhe në bashkëpunim me Albanian Young Leaders Forum kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të bëheni pjesë e ”Academy of Young Economists – Akademisë së Ekonomistëve të Rinj” e cila do të startojë më 14 prill 2018 dhe do të vazhdojë edhe për 4 javë të tjera. 

Academy of Young Economists ka si qëllim t’i njohë studentët dhe të rinjtë me dijet dhe praktikat me të fundit përsa i përket zhvillimeve dhe proceseve dinamike të ekonomisë sot në botë.

Academy of Young Economists do të zhvillohet sipas modelit të suksesshëm të akademisë që zhvillon World Economic Forum për mirë edukim dhe rritje profesionale të të rinjve dhe studentëve.

Tematikat që do të trajtohen në akademi janë:

– Marketingu dhe inovacioni
– Lidershipi në Sipërmarrje
– Politikat Ekonomike në Shek.20-të
– Tregtia dhe Investimet Ndërkombëtare
– Sistemet Financiare dhe Monetare
– Pasiguria e Rritjes Ekonomike
– Ekonomistët më njohur në botë
– Hartimi i nje Plani Biznesi
– Problemet dhe Sfidat e Ekonomisë Shqiptare, etj.

Academy of Young Economists është programuar jo vetëm të aftësojë me tej studentët dhe të rinjtë rreth ekonomisë, por njëkohesisht ajo kërkon edhe të promovojë zërin e lirë dhe mendimin ndryshe që vjen brenda akademisë duke i vënë ato përball pedagogëve, të ftuarve dhe ekonomistëve më të talentuar, me qëllim krijimin e nje debati të frytshëm që nxjerr konkluzione për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Apliko ketu:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdzNGJuo5xto5rJY6FK8bmEKkzpZLbYdRdp4iDch1DI8XgJqQ/viewform

Kur do të nisi akademia?

Akademia nis më 14 Prill 2018 dhe do zgjasë 4 javë, çdo të shtunë ora 10:00 – 14:00.

► Lektorët

– Pedagogë
– Ekonomistë
– Sipërmarrës

► Kush do të pranohet në akademi?

– Studentët
– Të rinjtë
– Maturantët të cilët synojnë të studiojnë ekonomi në të ardhmen
– Profesionistët e rinj të ekonomisë

► Kjo akademi është e vlefshme për pjesëmarrësit nga:

– Shqipëria
– Kosova
– Maqedonia

► Politikat e pagesës për pjesëmarrje

– Studentët & Maturantët: 1000 lekë (të reja)
– Të diplomuarit: 1500 lekë (të reja)
– Anëtarët e Student Economic Forum -30%

Në fund të Academy of Young Economists të gjithë pjesëmarrësit do pajisen me CERTITIKTE Pjesëmarrje, si dhe CERTITIKTE Vlerësimi për aftësitë e fituara gjatë akademisë.

Gjithashtu me mbarimin e akademisë do të organizohet ceremonia e shpërndarjes së çërtifikatave, çmimeve dhe shumë surprizave dedikuar pjesëmarrësve.

Student Economic Forum do të ndajë 3 çmime speciale dedikuar pjesëmarrësve, të cilët do të përzgjidhen përgjatë realizimit të një paneli diskutimi me 10 studentët e vlerësuar maksimalisht gjatë akademisë nga pedagogët.

Gjithashtu pjesëmarrësit e Academy of Young Economists përfitojnë anëtarësinë free në AYLF dhe SEF për të përfituar kështu nga oportunitetet e organizatave për intershipe, trajnime, aktivitete dhe projekte të ndryshmë brenda dhe jashtë vendit.

Afati përfundimtar i aplikimit: 31.03.2018

►Të ardhurat e mbldhura nga ky aktivitet do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë që ka marr përsipër nisma ”Miqtë e Fëmijëve në Nevojë”

Kontakt: fes@ubt.edu.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0