A po shkon Evropa drejt një thatësire? Pamjet satelitore tregojnë se toka ka pak ujë pas dimrit më të nxehtë dhe pranverës së thatë - Business Magazine Albania

A po shkon Evropa drejt një thatësire? Pamjet satelitore tregojnë se toka ka pak ujë pas dimrit më të nxehtë dhe pranverës së thatë

Europa po përballet me një mungesë të madhe të ujit për vitin e tretë me radhë pasi viti 2020, vazhdon të jetë një nga vitet më të nxehta në të gjithë botën. Dimri i kaluar ishte më i ngrohti dhe kjo gjë u shënua në rekord për Europën, pasi nuk kishte ndodhur më parë. Në maj, pati një valë nxehtësie dhe parashikimi për verën gjithashtu mendohet të jetë i ngrohtë dhe i thatë.

Europa Lindore filloi të shihte thatësirën meteorologjike në fillim të pranverës dhe këto kushte atmosferike pastaj u përhapën në Evropë. Niveli i ujit nën tokë në disa zona u pakësua në fund të majit dhe në fillim të qershorit u zëvendësua përsëri kur pati stuhi shiu të vazhdueshme.

Meteorologët europianë kanë parashikuar se qershori, korriku dhe gushti do të shohin nivele nën mesatare të reshjeve për Evropën Jugore dhe Lindore. Të dy hartat tregojnë nivel të ulët të ujërave nëntokësorë dhe lagështi të tokës në zonën rrënjësore, ku uji është i disponueshëm për të mbjellat.

Përqindja e lagështisë mat sesi nivelet e ujërave nëntokësore dhe lagështirës së tokës krahasohen me rekorde afatgjata për muaj më parë. Zonat me ngjyrë blu të errët kanë më shumë ujë se zakonisht dhe zonat me ngjyrë portokalli dhe të kuqe kanë më pak.

Uji nën tokë është një burim që përdoret për ujitje të bimëve dhe ujë të pijshëm, i cili kërkon më shumë kohë për t’u rikthyer sesa lagështia e zonës sipërfaqësore dhe rrënjësore. Shkencëtari i Wolfgang Wagner tha se në vitet e fundit, Evropa Qendrore ka përjetuar një seri thatësirash të shkaktuara nga modele jashtëzakonisht të qëndrueshme të motit dhe temperaturave të larta që lidhen me ndryshimet klimaterike.

“Fakti që disa rajone kanë provuar thatësirën në disa vite rresht, tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe kjo për shkak të rënies së nivelit të ujërave nën tokë,” shprehet ai.

Këtë pranverë Republika Çeke raportoi se gati 80 përqind e puseve të saj ishin duke pësuar thatësirë. E disa prej ekspertëve e quanin thatësirën më të keqe që ka parë vendi që para 500 viteve.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0