A po ngadalësohet rritja globale e Netflix? - Business Magazine Albania

A po ngadalësohet rritja globale e Netflix?


Jo më shumë se tre muaj më parë Netflix u lançua në mbi 130 vende njëherësh.

Por ky ekspansion ndërkombëtar nuk është aq i thjeshtë sa një shtypje e butonit të telekomandës. Të Hënën, kompania zhgënjeu investitorët me raportin e saj të fitimeve për tremujorin e parë të 2016-s dhe uljes së aksioneve me rreth 8 % pas disa orëve. Përse? Nuk ishin vetëm fitimet (0.06 $ pёr aksion) dhe abonuesit (81 milionё) të cilët mundën pritshmëritë.

Ajo gjë për të cilën janë të shqetësuar investitorët e Netflix janë parashikimet për rritjen e abonuesve për tremujorin e ardhshëm: 2.5 milionë në total, ku 0.5 milionë ndodhen brenda SHBA-së dhe 2 milionë jashtë saj. Kjo përfaqëson një ulje domethënëse për Netflix, veçanërisht jashtë, ku kompania shtoi 4.51 milionë abonuesë.

Netflix ka pasur rritje të qëndrueshme në shtimet e abonimeve të saj internacionale që prej lançimit për herë të parë jashtë tregut të brendshëm në 2010-n. Numri total i anëtarëve jo-amerikanë arriti 34.53 milionë tremujorin e fundit, vetëm 42 % të pjesëtarëve të Netflix.

netflix-chart-international-subscribers-1200x923

Tremujori i dytë ka qenë i ngadaltë për shtimin e abonuesve të rinj siç tregohet edhe nё në grafikun e mësipërm. Vetëm 2 milionë rritje në abonime do të thoshte 15 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në letrën ndaj aksionerëve, Netflix ‘ia vë fajin’ “krahasimit të vështirë me lançimin në Australi/ Zelandën e Re” nga viti i kaluar, ku treguesit gjatë tremujorit të dytë u rritën më shumë se dyfishi. Netflix gjithashtu thotë se “Tremujori i parë kapi hovin e parë të treguesve në rritje” pasi kompania u lançua në 130 vende me shumë entuziazëm.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një rënie momentale e supremacisë globale të Netflixit vetёm pёr marsin, apo se parashikimet janë të sakta. Duhet të presim për të marrë vesh!

 

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0