A po influencon mbi njerëzit apo thjesht po i manipulon ata? - Business Magazine Albania

A po influencon mbi njerëzit apo thjesht po i manipulon ata?


Ndonjëherë dallimi midis influencës dhe manipulimit duket sikur është një vijë shumë e hollë që pret të këputet nga dita në ditë.

Ekzistojnë shumë mënyra për të kuptuar nëse ju po influenconi mbi dikë apo thjesht po e manipuloni atë.

Me gjithë këto strategji dhe taktika që janë në dispozicion ne mund t’i përdorim si një ndihmë për të kuptuar nëse jemi duke prekur vijën drejt manipulimit apo jo. Në ambjente pune është shumë e rëndësishme të kuptojmë këtë pasi ndikon drejtpërdrejt në ecurinë e punës tonë.

Lexoni: Si të tërhiqni vëmendjen e personave me influencë kur u dërgoni email?

Por duke qenë se këto të dyja shpeshherë ngatërrohen me njëra tjetrën, bëhet akoma edhe më e paqartë kur shikojmë përkufizimet e fjalëve “ndikim” dhe “manipulim” në fjalor. Në disa përkufizime të fjalës “manipuluar”, fjala “ndikim” madje shfaqet si pjesë e përkufizimit.

Por si mund ta kuptoni nëse po bëheni një manipulues apo jo për njerëzit? Këtu janë tri pyetje të rëndësishme që mund t’i përdorni për të kontrolluar veten:

  1. Cili është qëllimi juaj?

Një nga diskutimet më të rëndësishme që bëhen mes njerëzve është rreth qëllimit etik. Mund të jetë dalluesi më i madh ndërmjet ndikimit dhe manipulimit. Nëse keni një qëllim të pastër në kokën tuaj nuk keni pse të shqetësoheni për të tjerat.

  1. Sa i vërtetë jeni?

Njerëzit mund të lexojnë mungesën e autenticitetit me sytë mbyllur. Shumica prej nesh thjesht e ndjejnë këtë. Kombinimi i qëllimit etik me origjinalitetin mund të garantojë se nuk po kaloni vijën e manipulimit.

Çështja kryesore është të mbani mend se autenticiteti duhet të jetë gjithmonë i qartë për personin që po përpiqeni të influenconi.

  1. A do të dëmtohen marrëdhëniet afatgjata nga taktikat tuaja?

Në fund të të gjithave, influencimi është një lojë afatgjatë marrëdhënieje. Strategjitë dhe taktikat që përdorni duhet të jenë të menduara mirë përsa i përket kësaj marrëdhënieje. Shpesh, manipulimi do t’ju sjellë një marrëdhënie afatshkurtër, sepse njerëzit do e kuptojnë se janë përdorur.

Shumë njerëz thonë se manipulimi ndodh kur ju merrni atë që dëshironi, por personi tjetër jo. Kur ju influenconi tek të tjerët, të dy palët fitojnë, në rast të manipulimit vetëm ju fitoni.

Lexoni: Harmonia veçon liderët me influencë nga çdo person tjetër. Ja pse

Pra, sa herë që ju të gjeni veten në një situatë influencuese ‘potencialisht të rrezikshme’, mendoni vetëm disa minuta për qëllimin, origjinalitetin tuaj dhe marrëdhëniet që do ju ndjekin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0