A po e bëni botën më të mirë? Apo thjesht po bëni petulla?

A po e bëni botën më të mirë? Apo thjesht po bëni petulla?


Quhet Problemi i Petullave. Nëse i shohim njerëzit duke ngrënë petulla mendojmë, ‘Ata i pëlqejnë petullat. Le t’ju japim më shumë.’ Por nëse do të flasim me njerëzit, ata do të thonë të vërtetën, ‘Në fakt unë dua të ha më pak petulla, ndoshta një filxhan kafe do të ishte më mirë.’ Facebook është përshirë në këtë problem kohë më parë, duke thënë se ata mund të ofrojnë dhe kafe.

Mark Zuckerberg dhe kompania vazhdojnë të përballen me këtë problem. Por ky problem kalon përtej mureve virtuale të Facebook. Petullat janë kudo dhe janë të parezishtueshme. I njëjti realitet aplikohet dhe për teknologjinë që përdorim, makinat që ngasim dhe lojërat që luajmë. Sigurisht, ato na e bëjnë jetën më të thjeshtë dhe na japin dopaminën e momentit. Por përveç adrenalinës ne njohim dhe anën e tyre negative.

Le ta quajmë Testi i Petullës, 5 pyetje të thjeshta për kompaninë dhe produktin tuaj.

1. A e redukton kohën që njerëzit zakonisht shpenzojnë?
2. A i ndihmon njerëzit të lëvizin më shumë?
3. A është i mirë për ty dhe familjen/shoqërinë/komunitetin tënd?
4. A i bën njerëzit të ndihen mirë pasi e përdorin atë?
5. A përfitojnë njerëzit më shumë sa më shumë e përdorin atë?

Qëllimi i Testit të Petullave nuk është të ndryshojë mendimet e sipërmarrësve për diçka që njerëzit vërtet e pëlqejnë apo vdesin për të. Qëllimi është të na tregojë për pasojat afatgjata apo afatshkurtëra të asaj që po ndërtojmë. Testi i Petullave është më shumë një sfidë, një mundësi. Nëse mund të bëjmë produkte që u shërbejnë njerëzve, e bëjnë mjedisin më të shëndetshëm dhe klientët më të lumtur, atëherë ne po ndërtojmë diçka të parezistueshme.

Ndërtoni gjëra në mënyrë që njerëzit të përqafojnë ndryshimin sepse është më e lehtë, më shpejt dhe më mirë. Bëni zgjedhjen e shëndetshme, zgjedhjen e lehtë.

Prandaj përpara se të krijoni diçka pyeteni veten: A po e bëni botën më të mirë? Apo thjesht po bëni petulla?

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0