A mos do të duhej të kishim një Ministri të integruar për Arsimin, Aftësimin Profesional dhe Punën? - Business Magazine Albania

A mos do të duhej të kishim një Ministri të integruar për Arsimin, Aftësimin Profesional dhe Punën?

Punësim

Shkruar nga Endri Ndoni 

A duhet të ketë një institucion shtetëror të “Kapitalit Njerëzor”, me fokus të posaçëm aftësimin, punësueshmërinë dhe punësimin?
Duke marrë shkas nga diskutime të shumta që vijnë nga komuniteti i biznesit, dhe nga shumë anketime të kryera nga Dhomat e Tregëtisë apo profesionistë të fushës, është e qartë që sfida kryesore e organizatave punëdhënëse sot lidhet me kapitalin e tyre njerëzor.
Shpesh është e vështirë të gjendet staf i kualifikuar dhe i qëndrueshëm, veçanërisht të rinj. Duket se ekziston një hendek i konsiderueshëm midis përgatitjes që vjen nga strukturat arsimore/edukative dhe hyrjes/performimit të të rinjve në tregun e punës.

Duhet pranuar që aktualisht ka disa nisma pozitive që vijnë nga agjenci të ndryshme shtetërore dhe donatorë të ndryshëm, të cilët në bashkëpunim të ngushtë me biznesin, investojnë në përshtatjen e kurrikulave, rritjen e kapaciteteve të mësuesve apo drejtuesve arsimorë, bazën materiale apo infrastrukturën.

Sektori privat do mbrojë natyrisht interesin e tij për të zgjidhur sfidat e lidhura me punësimin, por mendoj që duke konsoliduar qasjen shtetërore dhe qeverisëse në një sistem të integruar, do sillte disa benefite:

–         Lehtësim në koordinimin dhe përafrimin më të mirë të politikave dhe programeve në të gjithë sektorët e arsimit dhe të punës, duke shtuar fokusin në zhvillimin e vazhdueshëm të kapitalit njerëzor.

–         Tranzicion më të mirë për individët nga sistemi arsimor në fuqinë punëtore. Një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore dhe qendrave të formimit profesional, mund të sigurojë që kurrikulat t’i përgjigjen nevojave reale të tregut të punës.

– Përgatitje më e konsoliduar e nxënësve / studentëve mbi çështjet e lidhura me praktikat profesionale, punësimin dhe karrierën, duke projektuar profesionistë veçanërisht në sektorët më strategjikë të zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë.

–         Zhvillimin e strategjive gjithëpërfshirëse që trajtojnë faktorët e ofertës (arsim dhe trajnim) dhe të kërkesës (tregu i punës), duke çuar në rezultate më efektive.

– Përafrimi me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat ofrojnë qasje të integruara për arsimimin dhe politikë-bërjen e punës. Raste si Gjermania, Holanda, Finlanda, apo Australia shërbejnë si shembuj sesi integrimi funksional dhe më pak burokratik ndërmjet sektorëve të arsimit dhe punës mund të çojë në një zhvillim më efektiv të kapitalit njerëzor dhe në harmonizim më të mirë ndërmjet ofertës dhe kërkesës për aftësi në tregun e punës.

Kjo ide mbase është diskutuar tashmë mes ekspertëve të politikë-bërjes dhe strukturave shtetërore, por do isha kurioz të dija opinionin tuaj për këtë pjesë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0