A jeni gati për një përvojë tjetër AllWeb?! - Business Magazine Albania

A jeni gati për një përvojë tjetër AllWeb?!

Bëhuni gati për AllWeb Workshop: "Elevate Your Digital Marketing Game"

Në botën dinamike të marketingut digjital, të qenit në krye të trendeve më të fundit është esenciale për suksesin e një biznesi. Jemi të ndërgjegjshëm se zhvillimet që ndodhin në përdorimin e rrjeteve sociale si LinkedIn,Instagram, Tiktok, YouTube etj sjellin nevojën për të qenë i përditësuar vazhdimisht për t’i përdorur me efektivitet maksimal këto mjete.

Ne vijim të përvojës së  suksesshme të konferencës së mirënjohur AllWeb që nga viti 2016 në Shqipëri, kësaj rradhe do të sjellim një format të ri. Kemi ftuar disa nga folësit e vitit të kaluar për të trajtuar më thellësisht tematikat e tyre duke ndare me ne për 3 ditë ekspertizën e tyre. 

AllWeb Workshop, do të ofrojë një teknika të avancuara mësimdhënie, njohuri praktike dhe mundësi të çmuara për rrjetëzim.

Ju nuk duhet ta humbisni mundësinë për të përmirësuar aftësitë tuaja në marketingun digjital duke i cuar ato në një nivel të ri. 

Kush duhet të marrë pjesë?

  • Profesionistët e marketingut dhe komunikimit
  • Menaxherët e mediave sociale
  • Krijuesit e përmbajtjes
  • Sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve
  • Profesionistët e agjencive të ndryshme
  • Entuziastët e marketingut digjital

Kushdo që dëshiron të kurojë markën e tij personale digjitale

Lexo edhe: AllWeb 2023, eventi më i madh i marketingut mbledh mbi 350 pjesëmarrës në Tiranë

A i mbani mend këta emra?

Jasmin Alić (Jay nga Hey Jay): Ekspert i shquar në rritjen e LinkedIn dhe copywriter për kompanitë e Fortune 500, Jay ndan ekspertizën e tij në branding dhe shkrimin strategjik online për të ndihmuar bizneset të rriten. Me mbi 200 000 followers ne LinkedIn, ai tregon se si mundeni ta ktheni në fitimprurese praninë tuaj në këtë rrjet profesional! 

Çfarë do të mësoni nga Jasmin :

Si të planifikoni mbi 100 postime tuaja të ardhshme në LinkedIn™

Shumica e përdoruesve të LinkedIn™ që duan të publikojnë vazhdimisht përmbajtje luftojnë pikërisht me këtë gjë – krijimin e përmbajtjes. Sfida më e madhe? Gjenerimi i ideve. 

Postime që ndihen të freskëta dhe të reja çdo herë. Me kalimin e viteve, Jasmin ka zhvilluar formulën 1-ne-9 që ju lejon të krijoni dhjetëra ide postimesh brenda pak minutash pa pasur nevojë të mbështeteni në AI.

Mënyra e provuar për të shkruar postime tërheqëse në LinkedIn™ në epokën e përmbajtjes së krijuar nga AI , është edhe më e rëndësishme të shkruash me një zë unik në rrjetet sociale. Ndërsa GPT-të e bëjnë shkrimin më të shpejtë, ato nuk përmirësojnë aftësitë tuaja të të shkruarit. 

Tendencat e AI do të vijnë dhe do të shkojnë. Po aftësia juaj? 

Është këtu për të qëndruar.

Regjistrohuni Këtu për të marrë Biletat tuaja!

Kirsten Jassies: Kirsten Jassies (Allweb 2019) një eksperte holandeze e mediave sociale,  do të thellohet në krijimin e përmbajtjes për Instagram dhe TikTok, diçka për të cilën mbajmë mend që ekipi juaj ishte veçanërisht i entuziazmuar gjatë AllWeb Conference. Sesioni i saj praktik mbi krijimin e formateve të shkurtra të videos jo vetëm që do t’i frymëzojë, por gjithashtu do t’a pajisë ekipin tuaj me mjetet për të prodhuar përmbajtje angazhuese dhe inovative.

E specializuar në Instagram dhe TikTok, Kirsten është e njohur për trajnimin e saj dinamik në tregim vizual dhe strategjitë efektive të mediave sociale.

Çfarë do të mësoni nga Kirsten:

Krijoni formatin tuaj të shkurtër të videove! Zbuloni sekretet e formateve të njohura si GRWM, What’s in my Bag ose BTS në mediat sociale. Zgjidhni një format A Day in a Life, Insta VS Reality. Planifikoni postimet tuaja dhe strategjitë e ndërveprimit. Ky workshop ju udhëzon përmes krijimit dhe publikimit të videove tërheqëse të TikTok ose Instagram me hapa të thjeshtë!

Gjithashtu do të ketë edhe të ftuar specialë nga kompanitë lokale për të ndarë njohuri praktike dhe studime të suksesshme të rasteve nga puna e tyre e përditshme.

Detajet e workshopit

E planifikuar për datat 02-04 prill, workshopi do të nisë në orën 13:30 në datën 2 prill në Tiranë., tek Xheko Imperial.

Bileta kushton 259 euro, me një ofertë Early Bird prej 199 euro deri në datën 24 mars dhe tarifa speciale për rezervime grupi ku mund të përfitoni bileta 4+1 falas.

Për pyetje dhe rezervime për biletat, kontaktoni marketing@newmedial.al

Pse ky workshop është një ngjarje që nuk duhet humbur?

  • Fitoni njohuri të pakrahasueshme nga ekspertët kryesorë: Mësoni nga Jasmin Alić dhe Kirsten Jassies, profesionistë  të industrisë, rreth strategjive efektive të LinkedIn, rritjes së markës dhe krijimit të përmbajtjes vizuale bindëse.
  • Përjetoni mësimin e avancuar dhe aplikimin praktik: Mësoni rreth  teknikave të avancuara të marketingut digjital me ndikim të drejtpërdrejtë në biznes, duke fituar strategji dhe njohuri të zbatueshme.
  • Rrjetëzim me kolegët dhe drejtuesit e industrisë: Lidhuni me profesionistë me mendje të njëjtë dhe drejtues të industrisë në një mjedis bashkëpunues, duke nxitur mundësi të vlefshme rrjetëzimi.
  • Përmbajtje e përshtatur për nevoja të ndryshme të marketingut digjital: Përfitoni nga përmbajtja që adreson një gamë të gjerë sfidash dhe zgjidhjesh të marketingut digjital, të përshtatshme për prejardhje të ndryshme profesionale.
  • Përvoja e të mësuarit transformues: Merrni pjesë në një seminar që premton të sfidojë, përmirësojë dhe frymëzojë udhëtimin tuaj të marketingut digjital.

Siguroni vendin tuaj sot dhe zbuloni potencialin e plotë të përpjekjeve tuaja të marketingut digjital me njohuri, strategji dhe lidhje që do të nxisin suksesin tuaj!

Regjistrohuni Këtu për të marrë Biletat tuaja!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0