AllWeb 2023, eventi më i madh i marketingut mbledh mbi 350 pjesëmarrës në Tiranë - Business Magazine Albania

AllWeb 2023, eventi më i madh i marketingut mbledh mbi 350 pjesëmarrës në Tiranë

11 folës nga vende të ndryshme të botës, një panel diskutimi dhe 350 pjesëmarrës.

AllWeb mblodhi së bashku jo vetëm entiziastët e botës së marketingut, por edhe CEO, menaxherë, studentë dhe punonjës të departamenteve të ndryshme të kompanive për të diskutuar zhvillimet dhe trendet më të fundit të teknologjisë.

Shumë prej pjesëmarrësve kanë dalë nga kjo konferencë me një tjetër këndvështrim për CEO-n, përmbajtjen, përdorimin e platformave dhe mbi të gjitha, informacione të përditësuara edhe se si po sillet Google tashmë në një treg ku ka konkurentë platforma të tjera ndërkombëtare. Si është pozicionuar AI në raport me gjithë këtë dhe mbi të gjitha, cili është roli ynë në raport me AI.

Ekspertë në fushën e AI, Data specialist, ndër personat më të shquar në Linkedin, strategë, folës, themelues biznesi dhe ekspertë marketingu. Ata janë Steen Rasmussen, Jasmin Alić, Miroslav Varga, Dave Birss, Diane Wiredu, Andi Jarvis, Lars Silberbauer, Antoni Lacini, Dario Marčac, Maeva Cifuentes, Vladimir Vulic (Vanja)

Disa nga mesazhet më pikante të folësve:

1- Bëj çfarë është e drejtë, jo çfarë është e sigurt

2- Lidershipi nuk është një titull është një sjellje

3-Rregulli i 1: ide, lexues, premtim

4- Mesazhi jep gjerat më të rëndësishme për kompaninë dhe produktin tuaj dhe pse kjo ka vlerë për audiencën tuaj.

5-Fjalia e parë e një postimi duhet të jetë grepi për lexuesin tuaj

6-Një grep i mirë përbën 90% të mesazhit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0