A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë? -

A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë?

A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë?

Aspartami, acesulfami K dhe substanca të ngjashme po e tejkalojnë sheqerin industrial në listën e përbërësve ushqimorë. Por, a janë vërtet ato zgjedhja më e mirë? OBSH e klasifikon aspartamin si “me gjasë kancerogjene”.

Togfjalëshi “pa sheqer” është aktualisht më i preferuari i marketingut të industrisë ushqimore. Për dekada të tëra, sheqeri ka qenë  mbreti i shijes, por tani ai po sfidohet nga ëmbëlsuesit. Po të shikojmë përbërësit e një limonade pa sheqer, do të vëmë re se në listën e përbërësve vërtet që nuk ka sheqer, por ka shumë ëmbëlsues. Ato quhen E950, E951 ose E954. Prapa këtyre shkronjash e shifrash janë komponimet e prodhuara në mënyrë sintetike si acesulfam K, aspartam dhe sukralozë.

Ëmbëlsuesit janë deri në 500 herë më të ëmbël se sheqeri

Ëmbëlsuesit i përkasin kategorisë së aditivëve të ushqimit. Pse janë kaq të përhapura është e lehtë për t’u shpjeguar. Ato janë praktikisht pa kalori dhe fuqia e tyre ëmbëlsuese është shumë herë më e lartë se sheqeri i mirëfilltë, kështu që nevojiten vetëm disa miligramë për të lezetuar shijen e ushqimeve të reduktuara në kalori. Aspartami, për shembull, është 200 herë më i ëmbël se sheqeri, sukraloza madje 500 herë më e ëmbël.

A janë aspartami dhe ciklamati kancerogjene?

Megjithatë, shkencëtarët janë më kritikë ndaj ëmbëlsuesve. Shumë syresh thonë se ëmbëlsuesit janë kancerogjene. Sidomos ciklamatet. Në një studim me minj, pas ushqimit me doza të larta ciklamatesh, te shumë prej kafshëve u zhvillua kanceri i fshikëzës. Megjithatë, rezultatet nuk ishin të transferueshme te njerëzit, sepse njerëzit nuk i konsumojnë ëmbëlsuesit në doza kaq të larta, si në eksperiment.

Lexo edhe: Një hap drejt energjisë së ripërtëritshme, krijohet bateria me sheqer

Që nga korriku i 2023-ës, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)  e ka klasifikuar aspartamin një ëmbëlsues “me potencial kancerogjen”. Megjithatë, pranon IARC, dëshmitë shkencore për këtë vlerësim janë ende të pakta.

Por duke qenë se nga studimet e qelizave te kafshët si dhe studimet vëzhguese te njerëzit, janë vënë re disa tregues mbi ekzistencën e rrezikut të mundshëm të kancerit, është e nevojshme të ketë një përshkrim të rrezikut, thotë Stefan Kabisch, studiues në Klinikën për Endokrinologji dhe Mjekësi Metabolike në Charité në Berlin. “Klasifikimi i aspartamit si ‘me potencial kancerogjen’ ka shumë pak gjasa të ndryshojë përdorimin tonë të përditshëm. Klasifikimi është shumë i kujdesshëm,” shton Kabisch.

Për këtë arsye, mbetet ende në fuqi doza ditore e rekomanduar më parë deri në 40 miligramë aspartam për kilogram peshë trupore. Një i rritur që peshon 70 kilogramë do të duhej të konsumonte në ditë 9 deri në 14 kanaçe me pije të gazuara pa sheqer për të tejkaluar këtë vlerë.

Një kritikë tjetër për ëmbëlsuesit artificialë është se kanë ndikim negativ në florën e zorrëve. Një eksperiment me minj, i bërë në vitin 2014 nga hulumtues izraelitë, ka treguar se pas konsumit të rregullt të sakarinës dhe sukralozës, kafshët e kishin të çrregulluar florën e zorrëve dhe kishin probleme me metabolizmin e glukozës.

“Mendoj se ka shumë të ngjarë që flora intestinale të ndryshohet nga konsumi i ëmbëlsuesit, pasi receptorët e së ëmblës në zorrë mund të ndikohen nga ëmbëlsuesit”, thotë Stefan Kabisch. Por edhe këtu, studimet nuk janë të mjaftueshme për të dhënë një gjykim përfundimtar.

Jo çdo ëmbëlsues është testuar

Megjithatë, Kabisch sheh një problem themelor në shumë studime. “Shpesh, testohen vetëm dy deri në tre ëmbëlsues, por ka kaq shumë ëmbëlsues që kanë struktura të ndryshme kimike, saqë rezultatet nuk kanë vlerë universale,” thotë ai. Për të marrë rezultatet e duhura, është e nevojshme të kryhen eksperimente me secilin prej  ëmbëltuesve të miratuar në Bashkimin Evropian.

Mjeku sheh një tjetër rrezik potencial nga konsumi i ëmbëlsuesit kryesisht në perceptimin e shijes së fëmijëve. Sepse në moshë të re, truri ende duhet të mësojë të shoqërojë shijen e ëmbël me faktin se trupi tani merr ushqim me kalori të lartë. “Ëmbëlsuesit shkaktojnë një disonancë në tru. Nga njëra anë, ndien kënaqësi për shkak të shijes së ëmbël, por nga ana tjetër, mungesa e kalorive bën që uria të kthehet shpejt,” thotë Kabisch.

Ëmbëlsues apo sheqer?

Kabisch nuk rekomandon kalimin nga ëmbëlsuesit te sheqeri. “Në rastin e sheqerit, është shumë më e qartë se ai nxit obezitetin  dhe diabetin e tipit 2 përveç prishjes së dhëmbëve dhe rrezikut të kancerit.”

Nuk ka asnjë arsye të fortë për të shmangur aktivisht ëmbëlsuesit, por nuk ka asnjë arsye për të rekomanduar në mënyrë aktive ëmbëlsuesit. “Përfitimi është i vogël, dëmi nuk është qartësisht i dukshëm,” përfundon Stefan Kabisch.

dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0