A ishte thyerja e xhamave të kamionçinës Cybertruck diçka e planifikuar nga Tesla?

A ishte thyerja e xhamave të kamionçinës Cybertruck diçka e planifikuar nga Tesla?


“Ne hodhëm të njëjtin top çeliku në të njëjtën dritare disa herë para prezantimit të kamionçinës dhe nuk e gërvishtëm as xhamin,” deklaroi Drejtori Ekzekutiv Elon Musk në një tweet të premten pasdite.

Në një demonstrim të qëndrueshmërisë së kamionçinës, të enjten vonë, udhëheqësi i dizajnit në Tesla, Franz von Holzhausen nuk ishte në gjendje ta thyente derën kur e goditi me një çekiç të rëndë. Por, kur hodhi një top metalik në dritaren e përparme të shoferit të Cybertruck, dritarja gati u copëtua tërësisht.

Publiku u befasua. “Oh zoti im,” tha Musk. “Ndoshta ajo goditje ishte shumë e rëndë.”

Pastaj Holzhausen provoi një hedhje të dytë, më të butë – këtë herë duke synuar dritaren e pasme të kamionit – por prapë u copëtua.

Pavarësisht dështimit, Cybertruck fitoi publicitet të madh. Musk tha në një tweet të shtunën se tashmë janë bërë 146,000 porosi për automjetin që do të fillojë prodhimin në fund të vitit 2021.

Lexoni gjithashtu:

Elon Musk dështon vazhdimisht, por ja si e kthen ai dështimin në sukses

Por një inxhinier i quajtur Jerry Brackem ka shkruar në platformën Quora se dritaret ishin planifikuar të thyhen.

Shkrimi i tij i plotë:

“Si mundet dikush të besojë se kjo nuk ishte e paramenduar? Në një takim të konferencës së zakonshme të biznesit, ne sigurohemi t’i kemi dy mikrofona, sigurohemi që ka bateri rezervë, etj. Çfarë masash mendoni se ndërmerr një kompani miliarda-dollarëshe si Tesla, para se të prezantojë një produkt që mund të jetë kritik për të ardhmen e kompanisë?

Por lind pyetja, pse do ta bënte Tesla këtë? Kjo quhet guerila marketing. Me fjalë të tjera, për t’i dhënë botës diçka për të folur. Çfarë mund të jetë më interesante se një CEO super i suksesshëm si Musk që turpërohet drejtpërdrejt në skenë? Njerëzit veçse janë fiksuar pas kësaj ngjarjeje. Në të gjithë internetin vetëm për këtë temë po flitet.

Nuk janë vetëm dritaret, por e gjithë makina është pjesë e një strategjie të shkëlqyeshme të marketingut. Shikojeni atë. Cybertruck është krijuar në mënyrë të veçantë për të bërë bujë. Tani, imagjinoni nëse Tesla do të kishte prezantuar një nga ato modelet e mërzitshme të makinave të tyre. Tani ata kanë vëmendjen e botës. A nuk mendoni se Tesla do të shkonte kaq larg? Mendoni përsëri. Punonjësit e marketingut në Tesla nuk fitojnë paga me qindra mijëra euro për asgjë”.

Lexoni gjithashtu:

Elon Musk: “Tesla 2020 Roadster nuk do të ketë nevojë për çelës”

Burimi: Bloomberg dhe Quora

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0