Dështon makina anti-plumb e kompanisë Tesla gjatë prezantimit live
Përditësuar së fundmi: 22/11/2019

Dështon makina anti-plumb e kompanisë Tesla gjatë prezantimit live

Share
nga Eridon Elshani
Nën 22, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Lançimi i kamionçinës së rë të kompanisë Tesla, Cybertruck, nuk i ka shkuar ashtu siç e ka planifikuar, pasi xhami “anti-plumb” u thye gjatë testimit në transmetim direkt.

Drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk ka zbuluar kamionçinën 36 mijë eurosh në panairin e veturave në Los Angeles.

Ai ka angazhuar dizajnerin kryesor të kësaj veture, Franz von Holzhausen për të testuar dritaret anësore duke hedhur një top metali në to.

Pasi Holzhausen goditi dritaren e përparme ajo u thye menjëherë.

Musk reagoi duke thënë: “Nuk kaloi tejpërtej, kjo është një diçka e mirë”, shtoi ai.

Von Halzhausen pastaj testoi xhamin e pasëm, i cili gjithashtu u thye.

Pastaj Musk duke bërë shaka tha: “Paska vend për t’u përmirësuar”.

“Ne hodhëm pajisje të punëtorëve, ne realisht hodhëm edhe lavaman kuzhine mbi të e xhami nuk u thye. Por ai u thye tani… nuk e di pse”, shtoi ai.

Kamionçina Cybertruck ka një eksterier ‘lufte’ të bërë nga “çeliku inox 30X” dhe xham anti-plumb, sipas kompanisë Tesla.

Cybertruck mund të arrij nga 0 në 100km/orë për vetëm 2.9 sekonda, sipas Musk.

Nypost