A duhet të pushohet nga puna punonjësi i cili përfundon punën më shpejt dhe i mbetet kohë e lirë? - Business Magazine Albania

A duhet të pushohet nga puna punonjësi i cili përfundon punën më shpejt dhe i mbetet kohë e lirë?


Në punë po paguheni për punën tuaj, apo për kohën tuaj? Në të kaluarën, kur puna kishte më shumë të ngjarë të ishte manuale dhe përsëritëse, shefat e shihnin me vlerë të mbanin punonjësit e tyre me orë të zgjatura në mënyrë që të maksimizonin rezultatet e tyre. Në ditët e sotme, megjithatë, me punët krijuese, të bazuara në projekte më të spikatura, efikasiteti juaj në përmbushjen e detyrave ka më shumë të ngjarë të shpërblehet me kohë më të lirë.

Pikërisht në lidhje me këtë në Quora u shtrua çështja: “Unë kam një punonjës që bën gjithmonë gjithçka më shpejt se të gjithë të tjerët në ekip dhe kalon pjesën më të madhe të ditës duke luajtur video-lojëra dhe duke mos ndihmuar kolegët e tij. A duhet ta pushoj atë?”

Ky shef shkroi në Quora për të vlerësuar mendimet e njerëzve për një punonjës të mirë, i cili i mbaron detyrat shumë shpjet saqë i mbetet kohë për video-lojëra në fund të çdo dite. Ky person është me modën e vjetër dhe duket se kjo nuk i pëlqen fare.

Fatmirësisht ka individë më të shkolluar atje dhe një përgjigje në veçanti i ka bërë njerëzit ta duartrokasin.

Pra, ti po mendon të pushosh një nga punonjësit dhe të vetmin që është efiçient dhe i ndershëm?

Punonjësit e tjerë ndoshta nuk kanë nevojë për asnjë ndihmë. Ajo çfarë ka shumë të ngjarë është se ata janë më me eksperiencë se punonjësi jot më i shpejtë dhe kanë zbuluar se nëse shefi i tyre e kupton që ata mund ta bëjnë punën në një kohë më të shkurtër çon në ndëshkim duke u dhënë punë ekstra. Kështu që ata pretendojnë se realizimi i punës së tyre kërkon gjithë ditën.

Punonjësi juaj më i shpejtë i bën të gjitha detyrat mirë dhe shpejt dhe merr pak kohë të lirë, sepse ai punon mirë dhe shpejt. Çfarë ka të keqe tek kjo? Koha e tij e lirë është shpërblimi i tij rreth të qenit efiçient. Nëse dështiron që t’ia marrësh këtë shpërblim natyror të tij, ti duhesh t’ia zëvendësosh me një shpërblim financiar.

Nëse e ndëshkon duke e pushuar nga puna ose duke i dhënë detyra shtesë pa i rritur rrogën, ti thjesht po i mëson atij të jetë si të gjithë punonjësit e tjerë dhe të bëjë sikur puna e tij merr gjithë ditën për ta realizuar.

Komente të tjera:

Oh, kjo është gjëja më e gabuar me të punuarit në kohën moderne.

Ahh po, shpërblimi që merr duke mbaruar punën më shpejt është më shumë punë.

Kurrë në jetën time nuk do të jem më i miri në asnjë punë. M’u deshën 15 vjet punë për ta kuptuar këtë.

Kurrë mos prisni 100% përpjekje nga punonjësit tuaj; kjo vret moralin dhe demoralizon njerëzit.

Po ju lexues të BusinessMag çfarë komenti keni për këtë çështje? Na shkruani në rrjetet tona sociale ose në adresën tonë të email-it për komentet tuaja.

/BoredPanda

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0