A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO

A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO


Xhensila Burhanaj, Novus Marketing and Consulting

E kush mund ta mendonte se nga dita jonë normale, me plane dhe vrull pune, do të kalonim në një izolim total.  Shumë prej nesh, nuk e kishin menduar kurrë se do të jetonim përmes një pandemie globale, por ja ku jemi. Sot, kryefjala e ditës tonë është COVID-19 (Coronavirus). Këtë fjalë e ndeshim kudo, duke filluar që nga mediat sociale e deri në kaosin e supermarketeve.

Shqetësimi i parë sot është shëndeti ynë dhe i të dashurve tanë. Menjëherë më pas: PUNA. Të gjithë ata që kanë një sipërmarrje private, janë akoma edhe më të shqetësuar. Në parim, nuk ka rëndësi madhësia e sipërmarrjes për këtë virus. Në një formë apo në një tjetër, ka vendosur t’i bllokojë.

A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO dhe duhet të marrim masa të menjëhershme. Populli ynë ka një shprehje: “Sipas vendit bëhet kuvendi!”. Këtë duhet të bëjmë! T’i përgjigjemi tendencave të kohës dhe asaj që na dikton ky virus.

Lexoni: Ministria e Shëndetësisë: Disa mënyra sesi të përballemi me stresin në këtë kohë pandemie

Secili nga ne, në mënyrën e tij, ka luftuar për punën, që ka ngritur dhe nuk mund të dorëzohemi, nuk mund të rrimë në pritje duke thelluar humbjet e biznesve tona. Por si të aplikojmë zgjidhjet në praktikë?

MARKETINGU ËSHTË MOTORRI I NJË BIZNESI DHE KA ARDHUR MOMENTI TË PUNOJMË ONLINE.

Trendi i digjitalizimit ka kohë që ka filluar, por të paktën le ta vemë në zbatim tani. Teknologjia na ka paraprirë, por si fillim le të organizohemi!

1. Ndërtoni mesazhe sensitive në komunikim dhe rishikoni fushatat tuaja të marketingut.

Secili biznes tashmë mund të ketë një sistem të vendosur marketimi, një target të përcaktuar klienti si dhe një gjuhë të zgjdhur komunikimi. Referuar situatës, duhet të përshtateni.  Të shtyrë nga gjendja e tanishme do të duhet të fokusoheni në një qasje të ndjeshme dhe të dobishme për klientët. Komunikimi i duhur do t’ju ofrojë më tepër klientë.

2.Angazhohuni me ndjekësit dhe klientët tuaj në mediat sociale.

Krijoni postime ku pyesni se si po e përballojnë këtë situatë dhe cilat janë nevojat e tyre në lidhje me produktin/shërbimin tuaj. Bëni rekomandimet përkatëse në përputhje me biznesin tuaj për aktivitetet në shtëpi gjatë izolimit, distancimit shoqëror ose karantinës. Kujdes me rekomandimet, duhet të lidhen me fushën tuaj të biznesit. Krijoni video live, shpërndani mesazhe dhe bashkëpunoni me influencierë, që t’ju ndihmojnë në shpërndarjen e mesazheve të markës tuaj.

3.Zhvendosini takimet dhe mbledhjet online. Mos e ndaloni punën.

Telefoni, interneti dhe aplikacione të ndryshme na ndihmojnë në çdo kohë që të jemi pranë klientëve tanë të rinj dhe ekzistues për t’ju kthyer përgjigje dhe dhënë zgjidhje. Jepni shembullin tuaj dhe ndihmoni edhe të tjerët të krijojnë një qasje në të punuarin online.

Mbledhjet dhe takimet mund të zhvillohen në kohë reale në WhatsApp, Instagram, Skype, Zoom etj.

4.Përmirësohuni dhe riorganizohuni. Ndërtoni procedura të reja.

Merrni kohën, që ju duhet dhe angazhoni edhe stafin tuaj për të nxjerr pikat e dobëta dhe nevojat për përmirësim të punës tuaj. Online-i mund t’ju ndihmojë që të ndërtoni pyetësorë dhe të merrni mendimet e klientëve tuaj në atë se çfarë mund të përmirësoni.

5.Puno për shitjen online.

Çdo shërbim ose produkt, nëse ka qasjen e duhur, mund të shitet online. Fillo ndërto një ëeb, i cili të ndihmon në shitjen online. Ndërkohë, fillo ndërto të gjitha procedurat që t’i përgjigjen kësaj mënyre shitje.

Lexoni: Edi Rama: Nga e hëna do të dalë vetëm një person nga familja

Mbi të gjitha, mos u dorëzo! Ka gjithmonë mënyra të reja për të zhvilluar biznesin. Pengesa, shpesh herë është rrugëdalja. Me ose pa këtë virus, biznesi juaj ka nevojë për një qasje online. Pas këtij virusi, do të falenderosh veten dhe këtë artikull nëse të motivon sepse biznesi juaj do të ketë marrë një tjetër dimension.

biznesA mund t’ja dalim? Pyetja e zakonshme!

Përgjigjjia: PO do t’ja dalim, nëse merni edhe këshillat e duhura nga ekspertët e duhur, do t’ja dalim më shpejt!

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0