A do të jetë iPhone 8 fundi i linjës së iPhone-ve? - Business Magazine Albania

A do të jetë iPhone 8 fundi i linjës së iPhone-ve?


Apple ka njoftuar zyrtarisht 12 Shtatorin si datën e lançimit për iPhone e radhës. Tashmë dihet se do të jetë iPhone 8 ai që do të prezantohet dhe eventi do të mbahet për herë të parë në Teatrin e ri Steve Jobs në Cupertino të Kalifornisë. Kjo do të thotë, për herë të parë, vendndodhja e eventit mund të ndikojë me të vërtetë që pajisja Apple të fillojë të shitet.

Lexoni: iPhone 8 pritet të lançohet në 12 shtator

Por çfarë ka kaq të rëndësishme iPhone i radhës?

Mund të jetë iPhone i fundit për të cilin do të keni nevojë.

Ky iPhone do të përdorë një teknologji të quajtur OLED, që do të thotë se do të duket më ndritshëm dhe më qartë. Dhe ekrani ka gjasa të shkojë në skajin e mbylljes. Një tjetër telefon tashmë e ofron atë – telefoni Essential, i bërë nga krijuesi i Android Andy Rubin – por ky është i pari për Apple. Telefoni i ri ka të ngjarë të përdorë një procesor A11 të shpejtë dhe mund ta karikoni duke e vendosur pajisjen në një bllok në vend që të lidhni një kabllo.

Lajm i mirë për adhuruesit e Apple është se ky model mund të bëjë gjithçka, por do të ketë një kosto.

Thuhet se telefoni i ri mund të kushtojë deri në 999 $. Për shumë persona, shpejtësia, ekrani i shkëlqyer, karikimi me wireless dhe karakteristika të tjera iOS mund të nënkuptojnë se ky është telefoni që do të zgjasë për vitet që do të vijnë. Mund të jetë edhe iPhone i fundit që mund të blini ndonjëherë.

Lexoni: TË REJAT MË TË FUNDIT TË ZBULUARA PËR IPHONE 8

Kur telefonat bëhen super të shpejtë dhe karikohen me lehtësi, ne fillojmë të humbasim interesimin për përmirësimin. Çdo model i ri që vjen mund të jetë i fundit që shumë njerëz blejnë.

Një arsye tjetër është se, siç është parashikuar, me shumë gjasa në një moment të caktuar nuk do të kemi nevojë për një smartphone. Në shtëpitë tona, folësit si Amazon Echo dhe Google Home mund të bëjnë thirrje telefonike. Makinat tona gjithashtu do të përdorin së shpejti asistentë zëri. Zyra juaj, shtëpia juaj, makina juaj dhe kudo mund të kenë asistentë zëri, pavarësisht nëse keni apo jo një smartphone.

Teknologjia është kaq e avancuar sa mund të zvogëlojë zhurmën në dhomë dhe mund të përdorni asistentë zëri – të merrni raportime moti, të ndizni dritat në dhomën e ndenjes dhe të renditni produktet në internet.

Dhe nëse po flasim për lojëra dhe filma, apo edhe për shfletim në internet, ka pajisje shumë më të mira për këtë. Kryesisht, ekzistojnë ekranet 4K që ofrojnë gjithçka që do të donim për sa i përket konsumit të mediave dhe lojrave. Telefoni është i lëvizshëm, por në qoftë se ekranet janë kudo, nuk ka kuptim të vazhdojmë të përdorim një telefon për Netflix apo Pokémon.

Lexoni: iPhone 8, smartphone-i më i mirë i të gjitha kohërave

Çmimi 999 $ është shumë për individët që duhet të paguajnë për ta patuar atë, kur ndodhin përmirësime të vazhdueshme vit pas viti. Pra, pse të ngarkojmë një telefon me të gjitha? Inovacionet teknologjike mesa duket po ndikojnë edhe mbi Apple.

IPhone 8 mund të jetë fundi i linjës, por kjo ende mbetet për t’u parë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0