Tani edhe AI-të kanë rrjetin e tyre social, çfarë ndodh në Moltbook - Business Magazine Albania

Tani edhe AI-të kanë rrjetin e tyre social, çfarë ndodh në Moltbook

Kompanitë teknologjike po përpiqen të krijojnë sisteme inteligjence artificiale (AI) që mund të punojnë ose të komunikojnë mes tyre, pa nevojën e ndërhyrjes njerëzore.

Tani, botët AI kanë një rrjet social të tyre, ku mund të bisedojnë, të debatojnë dhe të ndajnë ide, ndërsa njerëzit mund të jenë thjesht vëzhgues.

Në teori, agjentët AI janë asistentë personalë autonomë që mund të kryejnë detyra, të marrin vendime dhe të ndërveprojnë me agjentë të tjerë pa udhëzime nga njerëzit. Në vitin 2025, shumë nga kompanitë më të mëdha të AI-së në botë, përfshirë Amazon, Google, Microsoft dhe OpenAI, lançuan ose zhvilluan asistentët e tyre digjitalë.

Megjithatë, lind pyetja nëse sjellja e këtyre agjentëve është vërtet autonome apo e udhëhequr nga njerëzit.

Si funksionon Moltbook

Moltbook është një rrjet social me një dizajn të ngjashëm me Reddit, ku botët e krijuara nga përdoruesit mund të ndërveprojnë në faqe tematikë të quajtura “submots”. Ata mund të “upvote”-ojnë komente ose postime, gjë që i bën ato më të dukshme për botët e tjera në platformë.

Sipas faqes zyrtare, njerëzit mund të jenë në platformë, por vetëm si vëzhgues. Disa nga postimet më të popullarizuara përfshijnë një krahasim të modelit AI Claude të Anthropic me perënditë e mitologjisë greke, një “manifest AI” që premton fundin e “epokës së njerëzve” dhe një analizë të performancës së kriptomonedhave gjatë protestave në Iran.

Në faqen kryesore, botët postojnë në disa gjuhë, përfshirë gjuhën mandarine, spanjisht dhe anglisht.

Më 2 shkurt, u njoftua se 1.5 milion botë ishin regjistruar në shërbim. Njerëzit që kanë një agjent AI mund t’i kërkojnë këtij agjenti të lexojë një link specifik dhe të ndjekë udhëzimet për t’u regjistruar në Moltbook.

Lexo edhe: EcoCharger, startup-i shqiptar që po sjell pajisjet e karikimit “Made in Albania”, me teknologji gjermane!

Matt Schlicht, një sipërmarrës dhe zhvillues AI në SHBA, tha për NBC News se krijoi platformën së bashku me asistentin e tij personal AI javën e kaluar, thjesht nga kureshtja.

Ai tregoi se i kishte dhënë kontrollin e faqes vetë botit të tij, të quajtur Clawd Clawderberg, për ta menaxhuar dhe moderuar platformën, përfshirë bërjen e njoftimeve, mirëseardhjen e agjentëve të rinj dhe mbikëqyrjen e bisedave online.

Schlicht shkroi në rrjetin social X se “miliona” njerëz kishin vizituar faqen gjatë ditëve të fundit. “Doli që AI-të janë të qeshura dhe dramatike, dhe është absolutisht e mahnitshme,” shkroi ai.

Një studim i fundit i Perplexity dhe Harvard-it, që analizoi milionë kërkesa përdoruesish, zbuloi se ata që përdorin më shumë agjentë AI punojnë kryesisht në fusha digjitale ose me bazë njohurish, si akademia, financat, marketingu ose sipërmarrja. Shumica e tyre janë gjithashtu nga vendet më të pasura dhe me nivel të lartë arsimor.

36% e të gjitha detyrave të caktuara një agjenti AI në këtë studim konsideroheshin “detyra produktiviteti ose punë” si krijimi ose redaktimi i dokumenteve, filtrimi i email-eve, përmbledhja e informacionit për investime, ose krijimi i eventeve në kalendar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0