A do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

A do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


Berlini zyrtarisht kërkon që të hapen urgjentisht bisedimet për anëtarsimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Europian. Ministri Jashtëm gjerman, Hajko Mas tha se në të kundërt, do të dëmtohen interesat e vetë Bashkimit Europian dhe të Gjermanisë.

Lexo: Ja disa thirrje aktive, që mbështeten nga Bashkimi Europian

Pas vlerësimeve pozitive të Komisionit Europian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Gjermania angazhohet për fillimin e shpejt të negociatave për anëtarësimin në BE. Deklaratën e ka bërë ministri i jashtëm gjerman, përmes një postimi në faqen zyrtare në internet të dikasterit që drejton.

“Edhe një herë Komisioni Europian dha vlerësime të mira, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë pasur një progres të prekshëm në reformat kyçe, sidomos në forcimin e sistemit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne I mbështesim vlerësimet pozitive të KE-së dhe po lobojmë në qarqet e Bashkimit Europian për një fillim të shpejt të negociatave, të cilat janë instrumenti më I mirë që mund t’i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbështetja më e mirë e mundshme për progress të mëtejshëm”, shprehet Hajko Mas.

Ai paralajmëron më tej, se nëse nuk hapen bisedimet kjo do të jetë e dëmshme për të 2 vendet, gjithashtu edhe për BE-në dhe Gjermaninë. Nëse nuk do të ketë një shenjë inkurajuese nga BE-ja do të rrezikohet progresi I madh I arritur në vitet e fundit, kjo do të dëmtonte edhe interest e BE-së dhe Gjermanisë.

“Ne na duhen shtete të qëndrueshme, efikase dhe demokratike, në Ballkanin Perëndimor”, thuhet më tej në deklaratën e ministrit të jashtëm.

Komisioni Europian me raportet e publikuara thekson, se Shkupi dhe Tirana I kanë përmbushur kriteret për fillimin e negociatave dhe se pret nga këshilli i BE-së të marrë një vendim pozitiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0