COVID-19, masat që duhen zbatuar në kinema

COVID-19, masat që duhen zbatuar në kinema

kinema

Prej 15 tetorit, kinematë do të mund të hapen dhe rifillojnë punën, pas 7 muajsh pushim që prej fillimit të pandemisë.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Shëndetësisë, rregullat që duhet të zbatohen gjatë punës së kinemave janë si më poshtë:

  • Rezervimet për kinema do të jenë vetëm online që  të shmangen grumbullimet tek zona e pritjes,
  • Të gjithë klienëtëve do t’i matet temperatura në hyrje,
  • Nuk do të lejohet të hyjë askush me temperaturë më të lartë se 37,5 gradë,
  • Distancimi fizik mes klientëve do të jetë 1.5 metër,
  • Nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema,
  • Shfaqjet të kenë të paktën 15 minuta pushim nga njëra-tjetra.,
  • Të ajrosen sa më shpesh ambientet.

Lexoni: Koronavirusi anulon Panairin e Librit 2020 në Tiranë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0