Pasuria e miliarderëve u rrit me 27 për qind gjatë pandemisë

Pasuria e miliarderëve u rrit me 27 përqind gjatë pandemisë

Pasuria e miliarderëve

Miliarderët kanë përjetuar rritje rekorde të pasurisë së tyre gjatë pandemisë, teksa shefat ekzekutivë të teknologjive kanë fituar më së shumti.

Personat më të pasur në botë kanë regjistruar rritje prej 27.5 për qind apo 10.2 trilionë dollarë amerikanë, nga prilli deri në korrik të këtij viti, bazuar në një raport të bankës zvicerane, UBS.

Banka zvicerane ka thënë se miliarderët kanë pasur periudhë “jashtëzakonisht të mirë” gjatë krizës me sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ajo po ashtu ka thënë se numri i miliarderëve ka arritur një rekord të ri, 2,189 nga 2,158 sa kanë qenë më 2017.

Sipas Bankës, fituesit më të mëdhenj të këtij viti kanë qenë industrialistët, pasuria e të cilëve është rritur për 44 për qind gjatë pandemisë. UBS ka thënë se për “shkak që koronavirusi ka nxitur kërkesa të reja për mallra dhe shërbime” dhe duke marrë parasysh distancën fizike, bizneset digjitale kanë shkurtuar periudhën e zhvillimit nga disa vjet në disa muaj.

Miliarderët e fushës së kujdesit shëndetësor po ashtu kanë përfituar, meqë kriza ka vënë në pah kompanitë për prodhim të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk – të dy multi-miliarderë – kanë regjistruar rekorde të reja të pasurive të tyre, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve të kompanive që drejtojnë. /REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0