Elon Musk përballë Bill Gates, replikë për makinat elektrike

Elon Musk përballë Bill Gates, replikë për makinat elektrike

Elon Musk

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, si dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, dy nga njerëzit më të pasur në botë, kanë replikuar në distancë, përmes rrjeteve sociale me njëri-tjetrin për të ardhmen e automjeteve elektrike.

Në një artikull të Bill Gates disa ditë më parë, evidentohej se kamionët elektrikë nuk do të ishin shumë praktikë. Ai argumentoi se “automjetet elektrike do të ishin të dobishme për distanca të shkurtra, por nuk do kenë ndonjë rol të madh për destinacione më të gjata, siç pretendon Musk”.

Pas këtyre deklaratave të Bill Gates, ka reaguar Elon Musk duke u përgjigjur shkurt dhe me indiferentcë ndaj Bill Gates.

“Ai nuk ia ka idenë”, tha Musk për themeluesin e Microsoft.

Kujtojmë se Elon Musk ka krijuar një kamion elektrik, si dhe prezantoi automjetin e tij të parë me bateri në vitin 2017.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0