Kina preferon mbylljen e TikTok në SHBA në vend të shitjes së detyruar

Kina preferon mbylljen e TikTok në SHBA në vend të shitjes së detyruar

TikTok

Pekini kundërshton shitjen e detyruar të TikTok në SHBA nga pronari i saj kinez ByteDance. Kina do të preferonte që aplikacioni i videove të shkurtra të mbyllej në Shtetet e Bashkuara, sesa të blihej nga një kompani amerikane.

ByteDance ka qenë në bisedime për të shitur TikTok në SHBA tek blerësit e mundshëm duke përfshirë Microsoft dhe Oracle, që kur Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi muajin e kaluar për të ndaluar shërbimin nëse nuk shitej.

Trump i ka dhënë ByteDance afat deri në 15 shtator për të përfunduar një marrëveshje. Sidoqoftë, zyrtarët kinezë besojnë se një shitje e detyruar do të bënte që ByteDance dhe Kina të dukeshin të dobët përballë presionit nga Uashingtoni.

ByteDance tha në një deklaratë për Reuters se qeveria kineze nuk i kishte sugjeruar kurrë që të mbyllte TikTok në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë treg tjetër. Dy nga burimet e Reuters thanë se Kina ishte e gatshme të përdorte ndryshimet që bëri në ligjin e eksporteve të teknologjisë më 28 gusht për të vonuar çdo marrëveshje të arritur nga ByteDance, nëse do të duhej.

I pyetur në lidhje me Trump dhe TikTok, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Kineze, Zhao Lijian tha se Shtetet e Bashkuara po abuzonin me konceptin e sigurisë kombëtare dhe i kërkoi atyre të ndalonin shtypjen e kompanive të huaja.

PËRPLASJE MIDIS FUQIVE BOTËRORE 

Reuters ka raportuar se blerësit e ardhshëm të TikTok po diskutonin katër mënyra për të strukturuar një blerje nga ByteDance. Kompania mund të shesë asetet e TikTok në SHBA pa miratimin nga ministria e Tregtisë së Kinës duke i shitur ato pa algoritme kryesore.

ByteDance dhe themeluesi i saj Zhang Yiming janë në mes të një përplasje midis dy fuqive kryesore të botës. Trump, muajin e kaluar firmosi ​​dy urdhra ekzekutivë që kërkojnë nga ByteDance të shesë TikTok në SHBA ose të përballet me dëbimin nga vendi.

Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar sigurinë dhe privatësinë e aplikacionit, duke thënë se të dhënat e përdoruesit mund të ndahen me Pekinin. TikTok ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë kërkesë për të ndarë të dhënat e përdoruesit me autoritetet kineze.

Pekini ka thënë se kundërshton urdhrat ekzekutivë të Trump dhe më 28 gusht  rishikoi listën e teknologjive që do të kenë nevojë për miratimin e qeverisë kineze para se të eksportohen. Ekspertët thanë se algoritmat e TikTok përfshihen në këtë listë.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0