Mbyllja e shkollave do të ndikojë ekonominë për vitet e ardhshme

Mbyllja e shkollave do të ndikojë ekonominë për vitet e ardhshme

mbyllja e shkollave

Mbyllja e shkollave si pasojë e Covid-19 do të shkaktojë një humbje të aftësisë tek fëmijët që do të sjellë 1,5 % rënie në ekonominë botërore për këtë shekull. Vlerësimi u krye nga Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe për Zhvillim (OECD).

Të dhënat e vlerësimit u publikuan nga Reuters. Ato janë:

Për SHBA-të, kjo do të thotë 15,3 mijë miliardë humbje në ekonomi, dhe dëmi do të rritet më shumë nëse mbyllja e shkollave do të shtrihet edhe në vitin e ri akademik.

“Humbja e mësimit do të sjellë humbje të aftësive të lidhura me mundësinë e njeriut për të prodhuar”, shkruhet në raportin e OECD-së.

Një ndikim tjetër i rëndësishëm, është diferenca e mundësisë për tu shkolluar mes të varfërve dhe të pasurve. Fëmijët me akses në internet, kompjuter dhe me ndihmë nga familja, arritën rezultate shumë herë më mira se sa fëmijët që nuk i kishin këto mundësi.

“Nxënësit e familjeve të privilegjuara… arritën të merrnin edukim edhe pse shkollat u mbyllën. Ndërsa ata nga familje të varfra shpesh herë nuk arritën të ndiqnin mësimin kur shkollat u mbyllën”.

Por, sfida ende nuk ka përfunduar, tani që shkollat po hapen, ato duhet të koordinojnë cilësinë e mësimdhënies me rregullat e reja kundër Covid-19.  Gjithashtu me rënien e ekonomisë, ka një rrezik që edhe buxheti i shkollave të ulet.

Bota i mbylli shkollat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe ulur kurbën e përhapjes. Në pjesën më të madhe të vendeve, ato u mbyllën për 10 javë rresht, ose për një të tretën e vitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0