Pandemia ndaloi dhe vështirësoi shumë procese në jetët tona. Na largoi në të njëjtën kohë edhe nga emocionet e ekipit kombëtar, i cili që nga 17 Nëntori 2019, nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje miqësore ose zyrtare për shkak të Covid-19.
Shqipëria nën drejtimin e Edoardo Reja javën e ardhshme rikthehet në aktivitet. Në datë 29 Gusht trajneri Reja do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të flasë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe listën e tij të të grumbulluarve. Kuqezinjtë më datë 31 Gusht do të jenë të gjithë në urdhërat e stafi teknik në seancat stërvitore që do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal. Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në 4 Shtator në Minsk dhe tre ditë më pas rikthehet në Air Albania Stadium për tu përballur me Lituaninë, rivali tjetër i grupit në këtë edicion të Kupës së Kombeve.
Këto dy ndeshje do të jenë dhe të parat për kuqezinjtë në këtë vit të pazakontë, ku u anuluan dy ndeshjet miqësore me Slloveninë e San Marinon si edhe dy datat e muajit qershor ku trajneri Reja me stafin e tij do kishin mundësi të testonin skuadrën në prag të ndeshjeve kualifikuese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.