117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4997.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën. 2 prej tyre pa sëmundje shoqëruese: një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana dhe 2 të tjerë me sëmundje shoqëruese: 82 vjeçar dhe një 78 vjeçar, nga Tirana. Të 4 viktimat ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet Covid-19 po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Lexoni: OBSH: COVID-19 është emergjenca më e rëndë shëndetësore deri më sot
Të infektuarit e rinj janë: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4997 të infektuar,
– 148 viktima;
– 2789 të shëruar,
– 2060 të infektuar aktivë.
Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektojnë distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdesen për higjienën personale dhe kolektive.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.