OBSH: COVID-19 është emergjenca më e rëndë shëndetësore deri më sot

OBSH: COVID-19 është emergjenca më e rëndë shëndetësore deri më sot

OBSH

Pandemia e koronavirusit, me mbi 16 milionë të infektuar në gjithë botën, është emergjenca më e rëndë globale shëndetësore, që ka shpallur ndonjëherë OBSH-ja.

Kështu deklaroi Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një dalje për median nga Gjeneva.

Vetëm me respektimin e rreptë të masave të rekomanduara, nga mbajtja e maskave deri në shmangien e turmave, bota do të mund ta mposhtë atë, shtoi Tedros.

“Kur ndiqen këto masa, rastet e reja të të infektuarve ulen. Aty ku nuk zbatohen, rastet rriten”, tha ai, duke lavdëruar Kanadanë, Kinën, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për kontrollin e shpërthimeve.

Lexoni: 30.000 vullnetarë, nis prova e fundit e vaksinës Covid-19

“Ne duhet të shtypim transmetimin, por në të njëjtën kohë duhet të identifikojmë grupet e cënueshme dhe të shpëtojmë jetë, duke mbajtur nivelet e vdekjeve nëse është e mundur në zero, nëse jo në minimum,” tha ai, duke përgëzuar Japoninë dhe Australinë në këtë drejtim.

Kreu i OBSH-së tha se do të mbledhë këtë javë komitetin e urgjencës së OBSH-së për të vlerësuar pandeminë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0