126 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4763. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 51-vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra dhe 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje shoqëruese, të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy spitalet Covid po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë : 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.
Lexoni: Kriza e COVID-19 do të ulë me 38% investimet e huaja
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 683 persona, prej të cilëve janë:
– 4763 të infektuar,
– 138 viktima;
– 2682 të shëruar,
– 1943 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto