104 raste me COVID-19 dhe 5 viktima gjatë 24 orëve të fundit

104 raste me COVID-19 dhe 5 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19

104 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4570. Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën; një 45-vjeçare nga Kruja, një 77-vjeçar, një 64 vjeçar dhe një 45 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçare nga Pogradeci.

Të infektuarit e rinj janë 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe dhe Gramsh.

Lexoni: Paralajmërimi në Britani: Mos u vendosni maska fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spital janë të shtruar 124 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 21 pacientë janë në terapi intensive  dhe 11 prej tyre të intubuar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4570 të infektuar,

– 128 viktima;

– 2608 të shëruar,

– 1834 të infektuar aktivë.

Ministria e Shëndetësisë i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo ndonjë i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid-19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0