Paralajmërimi në Britani: Mos u vendosni maska fëmijëve 

Paralajmërimi në Britani: Mos u vendosni maska fëmijëve 

Britani

Prindërit në Britaninë e Madhe janë paralajmëruar të mos blejnë maska ​​për fytyrën për fëmijët e tyre.

Zyra e Shëndetit Publik në Angli tha ditën e enjte se foshnjat dhe fëmijët nuk duhet të mbajnë maska sepse ekziston rreziku që mund të mbyten.

Aktualisht maskat dhe mbulesat për fytyrën janë të detyrueshme për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të përdorin transportin publik. Nga sot do të jetë e detyrueshme edhe për njerëzit, që shkojnë në dyqane dhe supermarkete në Britani.

Mirëpo personat që kanë probleme të mushkërive dhe të frymëmarrjes si astma, janë të përjashtuar nga mbajtja e maskave.

Lexoni: Tamponët për koronavirus do të kryhen edhe në laboratorë privatë

Sipas rregullave të reja që hyjnë në fuqi nesër, fëmijët nën moshën 11 vjeç janë gjithashtu të përjashtuar nga mbajtja e maskave. Sipas mjekëve, maskat e bëjnë më të vështirë thithjen dhe nxjerrjen e ajrit tek fëmijëve nën dy vjeç, duke pasur parasysh se kanë rrugë më të vogla ajrore, gjë që mund të çojë në mbytje.

The Sun shkruan se 45,000 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska ​​për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0