Vendi nuk do të mbyllet më edhe nëse rriten infektimet

Vendi nuk do të mbyllet më edhe nëse rriten infektimet

Edi Rama

Qeveria nuk do të mbyllë më vendin edhe nëse numri i të infektuarve me koronavirus rritet. Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të premte se një mbyllje e vendit në të ardhmen është diçka “me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë”.

Kreu i qeverisë deklaroi se njerëzit duhet të marrin përgjegjësi personale. Ai u shpreh që ata duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur akoma.

“Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje, me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Po bëjmë çmos për sa na takon, por nuk mendoj që duhet t’i kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë”, tha Rama, i cili shtoi se mbyllja e parë shërbeu si masë për t’u vetëdijësuar se virusi qarkullon mes nesh.

Lexoni: Trafikimi i produkteve mjekësore gjatë COVID-19, një kërcënim për shëndetin publik

Kreu i qeverisë tha se është në dorë të ISHP-së të vendosë nëse do të kenë të drejtë spitalet private të bëjnë teste apo jo.

“Kemi rritur numrin e testeve dhe testet i bën autoriteti përkatës. A ja jep, a s’ja jep të drejtën spitale private, kjo është çështje e autoriteteve përkatëse”, tha Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0