Gjendja e pestë e materies sigurohet në hapësirë - Business Magazine Albania

Gjendja e pestë e materies sigurohet në hapësirë

Falë një eksperimenti të kryer në stacionin hapësinor ndërkombëtar (ISS), është siguruar gjendja e pestë e materies. Bëhet fjalë për një gjendje të ndryshme nga ajo e lëngshme, e ngurtë, e gazuar apo plazëm; e mundshme vetëm në temperatura afër zeros absolute dhe në të, atomet shumë të ftohtë lëvizin në unison, duke u sjellë si valë e jo si grimca. Rezultati, i botuar në revistën Nature, është bërë i mundur për shkak të hulumtimeve të koordinuara nga Robert Thompson nga California Institute of Technology (Caltech).

E hipotezuar në 1925, nga Albert Einstein, i cili ishte bazuar në kërkimet e fizikantit indian, Bose, gjendja e pestë e materies quhet kondensimi i Bose-Einstein. Prodhuar për të parën herë në laborator në 1995, nga Eric Cornell, Carl Wieman dhe Wolfgang Ketterle, që në 2001 pikërisht për këtë fituan nobelin e fizikës, gjendja e pestë e lëndës mund të ruhet në tokë vetëm për pak fraksione sekondi. Kërkuesit kanë dëshmuar se në kushtet e mikrogravitetit, kondensimi Bose-Einstein mbijeton për rreth një sekondë dhe kjo përkthehet në një kohë më të gjatë vëzhgimi.

“Ky zbulim tregon se në të ardhmen laboratori hapësinor mund të përdoret për të gjeneruar atome ultra të ftohta për përdorim në sensorë atomikë me precizion të lartë”, shtoi fizikani, i cili në fillim të viteve 1990 i kishte propozuar Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI) një eksperiment me atomet ultra të ftohtë që do të dërgoheshin në hapësirë ​​dhe që në ’99 filloi kondensimin e parë të Bose-Einstein në Itali.

Corriere

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0