Xiaomi ndalon prodhimin e telefonave 4G, fokusi në teknologjinë 6G dhe internetin satelitor - Business Magazine Albania

Xiaomi ndalon prodhimin e telefonave 4G, fokusi në teknologjinë 6G dhe internetin satelitor

Drejtori ekzekutiv i gjigantit teknologjik kinez, Xiaomi ka bërë të ditur se kompania e tij do ta ndalë prodhimin e smartfonëve 4G për tregun kinez deri në fund të vitit. Xiaomi do ta fokusojë energjinë e saj në zhvillimin e internetit satelitor dhe teknologjisë 6G.

Megjithatë, qarkullimi i modeleve 4G në tregun ndërkombëtar, ashtu si edhe në Indi, do të vazhdojë. Në një intervistë për Xinhua, Lei Jun, bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i gjigantit teknologjik, ka shpalosur planet për të ardhmen. Problemet me të cilat përballet kompania, shkaku i pandemisë, u trajtuan gjithashtu në këtë intervistë.

Xiaomi ka prodhuar aparate 5G, për revolucionarizimin e mënyrës se si përdoren smartfonët. Duke filluar nga lojërat dhe deri tek audio konferencat, firma synon që t’i përhapë pajisjet e veta 5G në tregun botëror. “Për shkak të ndikimit të epidemisë, promovimi i shtrirjes së 5G është ngadalësuar, por strategjia jonë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë t’i shtyjmë përpara celularët 5G”, ka thënë Lei Jun në intervistë.

Për më tepër, Xiaomi gjithashtu ka filluar hulumtimin mbi teknologjinë 6G dhe zhvillimin e internetit satelitor. Zhvillimi i satelitit do ta bëjë internetin të arritshëm për ata që jetojnë në zonat rurale me rrjete të dobëta telefonike. Vendimi për tërheqjen e pajisjeve 4G është i kuptueshëm, duke marrë parasysh që shumica e rrjeteve në Kinë kanë përqafuar teknologjinë e re.

FIRSTPOST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0