Astronautët e NASA-s dhe kapsula e SpaceX kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor si pjesë e një misioni historik. Astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken arritën pas një udhëtimi 19-orësh që filloi nga Qendra Hapësinore Kennedy, një arritje historike në fakt për Elon Musk.
Kjo ishte hera e parë që kompania hapësinore e Elon Musk – ose ndonjë firmë private – dërgon njerëz në hapësirë, si dhe hera e parë që astronautët u larguan nga toka amerikane që nga përfundimi i programit Space Shuttle më 2011-ën.
Stacioni hapësinor në orbitë, rreth 220 milje mbi planetin dhe laboratori lundrues do të shërbejë si shtëpi për dy astronautët gjatë muajve në vazhdim, gjatë së cilës do të bëhen testime të mëtejshme në kapsulën e Crew Dragon. Hurley dhe Behnken ishin gati të merrnin kontrollin manual, por kapsula e SpaceX Dragon u tërhoq në stacion dhe u aktivizua automatikisht, pa patur nevojë për ndihmë.
“Mirësevini në shtëpi”, postoi në Twitter administratori i NASA-s, Jim Bridenstine. “Dy baballarët e preferuar të Amerikës në hapësirë janë futur në Stacionin Hapësinor,” shkroi ai.
Anija kozmike duhej të kryente një seri manovrimesh, për t’u afruar sa duhet për t’u vendosur në stacionin hapësinor. Pasi kapsula u fiksua mirë në stacionin hapësinor, menjëherë NASA, SpaceX dhe astronautë të tjerë përgëzuan këtë arritje historike.
LEXO: Elon Musk në histori, Falcon 9 lëshohet me sukses
Qëllimi i misionit është të tregojë aftësinë e SpaceX për të transportuar astronautë në stacionin hapësinor dhe kthimin e tyre në mënyrë të sigurt.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.