Nga Mendrit Shehu
Facebook do të blejë faqen e famshme të internetit “Giphy”, i cili shërben për të krijuar dhe ndarë me miqtë imazhe të animuar (ose ndryshe imazhe të formatit GIF), dhe planifikon të integrojë videot e saj të animuara në Instagram dhe në aplikacionet e tjera në pronësi të “Facebook”.
Megjithëse akoma nuk është bërë publike, sipas faqes së internetit të lajmeve “Axios”, mendohet se Facebook ka paguar 400 milionë dollarë për blerjen e Giphy. Gjiganti i rrjeteve sociale do të lejojë që pjesa më e madhe veprimtarisë së Giphy të mbetet e pandryshuar, përfshirë mundësinë e përdoruesve për të ngarkuar GIF. GIF dhe stickerat u japin njerëzve mënyra kuptimplotë dhe krijuese për t’u shprehur – shkruan Vishal Shah, zëvendës presidenti i produkteve në Instagram, në një postim në blog, me anë të cilit njoftoi marrëveshjen.
Ne shohim aspekte pozitive, në mënyrën se si njerëzit përdorin GIPHY në produktet tona dhe jemi të ndërgjegjshëm se bashkimi i krijimtarisë dhe talentit të ekipit GIPHY me ekipet tona, do të përshpejtojë mënyrën se si njerëzit përdorin komunikimin vizual për t’u lidhur me njëri-tjetrin.
Lexo: 10 njerëzit më të pasur në botë për 2020
Facebook deklaron se 50% e të gjithë trafikut online të faqes së internetit Giphy , vjen nga aplikacionet e tij, të cilat kanë përdorur prej kohësh përmbajtjen e Giphy. Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Facebook tenton të blejë GIPHY. Në 2015, Facebook tentoi të blinte Giphy, por kjo ofertë u refuzua nga vetë Giphy, i cili zgjodhi që të integrohej përmes produkteve të saj në disa platforma të rrjeteve sociale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.