Në javën e dytë të majit, Bashkimi Europian pritet të bëjë të ditur planet për heqjen e kontrolleve të brendshme kufitare brenda zonës pa pasaporta.
Komisionerja e çështjeve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson ka thënë para eurodeputetëve se Komisioni do të paraqesë udhëzime për heqjen e kontrolleve të brendshme kufitare në zonën e udhëtimit të lirë të Shengenit me 26 vende, ndonëse thekosi se heqja tërësisht e kufizimeve kombëtarë do të kërkojë kohë.
Sipas saj, “Situata tani është e qëndrueshme, por nuk do të thotë se është e pranueshme, e preferueshme ose e zbatueshme për të ardhmen. Njerëzit janë kuptueshëm të zemëruar, të irrituar, gjë që tregon se lëvizja e lirë është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme”.
Ekzekutivi i BE-së po u bën thirrje vendeve që të koordinojnë heqjen e kufizimeve, ndryshe nga si u veprua fillimisht kur pandemia goditi dhe qeveritë vendosën kufizime të shpejta, që sollën edhe pakënaqësi në disa raste.
Komisionerja paralajmëroi qeveritë kundër çdo rihapjeje selektive të kufijve: “Asnjë diskriminim: vendet anëtare mund të hapin kufij për qytetarët nga një vend i BE, por jo nga vendet e tjera”, tha ajo.
Mes vetë BE-së, kufijtë e Francës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe jo para 15 Qershorit, sipas ministrit të Brendshëm francez, Christophe Castaner.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.