Trump: Do të hapim ekonominë edhe pse do të kemi më shumë të vdekur - Business Magazine Albania

Trump: Do të hapim ekonominë edhe pse do të kemi më shumë të vdekur

Ashtu si edhe Europa, Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt hapjes. Presidenti amerikan Donald Trump, ka theksuar në një deklaratë të tij se, “amerikanët duhet të fillojnë t’i rikthehen jetës së tyre normal edhe nëse kjo çon në më shumë të infektuar dhe vdekje si shkak i pandemisë. “A do të infektohen më shumë njerëz? Po. A do të kemi më shumë të vdekur? Po! Por, duhet ta hapim ekonominë e vendit tonë dhe këtë duhet ta bëjmë së shpejti”, tha Trump.

Gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Uashingtonit në më shumë se një muaj, ai tha se po përgatitet për “fazën e dytë” të përgjigjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj koronavirusit. Kjo do të përfshijë shpërndarjen e grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë të ekspertëve të shëndetit publik, përfshirë Anthony Fauci dhe Deborah Birx, të cilët kanë drejtuar deri më tani menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Ndër të tjera, Trump ka pohuar se dëmi ekonomik i vendit është bërë shumë i madh për të mbajtur ende vendin nën izolim. Ai i inkurajoi amerikanët që të mendojnë për veten e tyre si “luftëtarë” dhe të ndihmojnë në rihapjen e vendit shumë shpejt.

Presidenti është shprehur edhe më i zhgënjyer për recesionin e shkaktuar nga Covid 19, i cili la më shumë se 30 milionë amerikanë pa punë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shënojnë përhapjen më të madhe të koronavirusit në botë, me rreth 1.2 milionë njerëz të infektuar dhe më shumë se 70,000 viktima deri më tani. Gjatë një interviste, Trump tha se mbyllja e kombit ishte “vendimi më i madh që duhej të kisha marrë ndonjëherë”.

Ai është i bindur për vendimin e tij lidhur me rihapjen e kombit, dhe pse është shumë i ndërgjegjshëm me pasojat në njerëz që do të shkaktojë kjo rihapje deri në momentin e prodhimit të vaksinës.

“Do të ketë më shumë vdekje,” tha ai. “Virusi do të kalojë, me ose pa një vaksinë. Vaksina është zgjidhja ideale, por me ose pa një vaksinë ne do t’i kthehemi normalitetit”. Ai nxit shtetet të lehtësojnë masat për distancimin shoqëror dhe të lejojnë bizneset të rihapen, megjithëse paralajmëroi se kjo duhet të bëhet “në mënyrë të sigurt”.

Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë ndërkohë që vendi rrezikon një valë të dytë të infeksioneve nëse kufizimet hiqen shumë herët, gjë që mund të çojë në një raund tjetër të mbylljeve dhe dëmtimeve ekonomike. Por, ndërsa Trump tha që një rihapje në shkallë të plotë mund të çojë në më shumë vdekje, ai shprehu optimizëm se virusi do të largohej. Ai tha se, nëse rastet kthehen, do të ishte si një “zjarr” që mund të shuhet “shpejt”.

Trump ka hedhur poshtë dy projeksione të reja që parashikuan skenarët më të rëndë të asaj që mund të ndodhë nëse vendi heq urdhërat e mbylljes shumë shpejt: një model i Universitetit Johns Hopkins tregon se vdekjet mund të arrijnë në 3,000 në ditë deri më 1 qershor. Ndërsa, një analizë e Universitetit të Uashingtonit tregon se numri i vdekjeve të SHBA mund të arrijë në 135,000 deri në fillim të gushtit.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0