Duke nisur nga ora 13:00 e së shtunës dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, do të ndalohen të gjitha lëvizjet e qytetarëve, njësoj si fundjavën e kaluar.
Pas mesditës së të shtunës, nuk do të ketë më as dyqane hapur.
Kryeministri Edi Rama kujtoi qytetarët, me një postim në rrjetin social Facebook, se gjatë kësaj kohe duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe se nuk mund të aplikohet për leje për të lëvizuar.
Gjatë kësaj jave, ka nisur dalja e qytetarëve në orarin e kufizuar 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, vetëm pasi qytetarët janë pajisur me leje.
Dy janë mënyrat për marrjen e lejeve: përmes aplikimit në portalin e-albania ose përmes një mesazhi në numrin 55155.
Për më shumë informacion rreth marrjes së lejes klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.