Shtyhen pagesat e Tatim Fitimit për bizneset e mëdha. Për bizneset e vogla anulohen - Business Magazine Albania

Shtyhen pagesat e Tatim Fitimit për bizneset e mëdha. Për bizneset e vogla anulohen


Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar sipërmarrjes se kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Ligjit “Për tatimin mbi  të ardhurat”,  i cili parashikon shtyrjen e afatit të pagesave të Tatim-Fitimit për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë. Ndërkohë, pagesat e Tatim-Fitimit për biznese më të vogla anulohen tërësisht.

Sipas ndryshimeve të këtij Ligji:

1-Nuk do të paguhen këstet e parapagimeve të Tatimit mbi Fitimin të vitit 2020, për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, subjekte të Tatimit mbi Fitimin.

2-Shtyhet afati i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin, për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, për Tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021. Nga ky përjashtim nuk përfitojnë tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Lexo: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’u shfaqet në sistem

3-Shtyhet afati i pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020 për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021.

4-Shtyhet afati i dorëzimit në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2019, për individët. Afati i ri është jo më vonë se data 31 korrik 2020.

Akti normativ nr.18, datë 23.04.2020 është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 73, datë 24.04.2020.

Ju mund të njiheni Këtu me Ligjin nr.8438 datw 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0