Si të bëni marketing tek gjeneratat e ndryshme në mediat sociale

Si të bëni marketing tek gjeneratat e ndryshme në mediat sociale


Gjeneratat konsumojnë përmbajtje dhe u përgjigjen strategjive të marketingut në mënyra të ndryshme në çdo kanal të medias online.Bëni kërkime se ku është më aktive audienca juaj, si reagojnë ata ndaj përmbajtjes dhe iniciativave të marketingut. Pasi të bëni këtë, përshtateni strategjinë tuaj në përputhje me rrethanat.

Kur bëhet fjalë për marketing në mediat sociale, ka shumë faktorë që kontribuojnë në sukses, duke përfshirë përmbajtjen cilësore, algoritmat, angazhimin dhe kohën e pikut të postimit. Kur bëni marketing në mediat sociale, strategjia më e mirë për sukses është të dini se ku gjendet audienca juaj e targetuar dhe shfaqni sa më shumë përmbajtje në mënyrë të vazhdueshme në ato platforma. Çdo gjeneratë përdor platforma të ndryshme të mediave sociale për një numër arsyesh të ndryshme. Mësoni se cilat kanale të mediave sociale u përshtaten audiencës tuaj të synuar (dhe pse) për të hartuar një strategji më të fortë për të fituar ndjekës dhe njerëz që pëlqejnë faqen tuaj. Kështu mund t’i shndërroni like-t dhe follow-t në para.

Baby Boomers  (Të lindurit në 1946-1964) 

Baby Boomers preferojnë Facebook-un krahasuar me platformat e tjera të mediave sociale. Një studim i Pew zbuloi se rreth dy të tretat e moshave 50 deri 64 vjeç (68%) dhe pothuajse gjysma (46%) e atyre të moshës 65 vjeç ose më të vjetër janë më aktivët në Facebook. Brezi i vjetër preferon shpërndarjen dhe leximin e artikujve dhe formave të tjera të përmbajtjes së bazuar në tekst, kjo është arsyeja pse Facebook është aq tërheqës për ta. Ata kanë investuar në median tradicionale, kështu që marketingu përmes mesazheve të përmbledhura dhe përmbajtjes informuese është tërheqës për ta.

Patforma e dytë e mediave sociale që zgjedhin Boomers është Pinterest. Pinterest-i ka përmbajtje, që mund të shpërndahen në formë teksti, me projekte të përmirësimit të shtëpive DIY (do it yourself), të cilat i tërheqin Baby Boomers, e cila konsiderohet si gjenerata e “bëji gjërat vetë”.

Gjenerata X (Të lindurit në 1965-1980)

Gjenerata X ka qenë dëshmitare në shpikjen e internetit dhe lidhi hendekun midis mediave tradicionale dhe dixhitale. Ata kërkojnë përmbajtje si në video ashtu edhe në tekst, për shkak të vlerësimit të tyre si për mediat tradicionale edhe për ato të reja, duke i bërë Facebook, YouTube dhe Twitter platformat e tyre të preferuara të mediave sociale. Facebook shfaq transmetime tradicionale të përmbajtjes së mediave, që Gjenerata X pëlqen t’a konsumojë. YouTube shfaq përmbajtje dixhitale përmes tingujve dhe videove informuese dhe Twitter i kombinon të dy.

Mijëvjeçarët/ Gjenerata Y (Të lindurit në 1981-1996) 

Mijëvjeçarët lindën në prag të epokës dixhitale. Për shkak të përhapjes së shpejtë të mediave dixhitale gjatë jetës së kësaj gjenerate, kanalet e tyre të preferuara janë thuajse të gjitha. Gjenerata Y ka shumë dashuri për teknologjinë dhe për faktin se janë gjenerata e parë dixhitale. Për shkak të kësaj, Mijëvjeçarët janë më aktivët në Facebook, Instagram dhe YouTube.

Lexoni: 4 trendet e marketingut VR që po tërheqin vëmendje në 2020

Përdorimi i mediave sociale nga ana e kësaj gjenerate orientohet prej rekomandimeve që jepen duke folur dhe riview-ve që bëhen në internet.

Facebook, Instagram dhe YouTube kujdesen për këtë pjesë të popullsisë duke përdorur reklamimin strategjik dhe besnikërinë ndaj influencierëve për të arritur tek audienca e tyre e targetuar.

Mijëvjeçarët janë gjithashtu brezi më i spikatur në LinkedIn. LinkedIn është kanali i marketingut më i kërkuar pas B2B për shpërndarjen e përmbajtjes. Përdoret nga 60% e njerëzve të moshës 25-34 vjeç.

 Gjenerata Z (Të lindurit në 1996-2012) 

Gjenerata Z lindi në epokën e mirfilltë dixhitale. Këta fëmijë u rritën duke luajtur me iPhone-et e prindërve të tyre. Kjo gjeneratë preferon përmbajtje vizuale dhe të shkurtër, të bazuar në lëvizje. Gjenerata Z preferon Instagram-in, TikTok-un, Snapchat-in dhe YouTube-n. Gjenerata Z tërhiqet nga hiper-personalizimi i sjellë nga këto platforma.

Gjenerata Z ka tendencën të konsumojë sa më shumë përmbajtje të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu, kjo gjeneratë preferon videot që mbështesin kauza sociale. Gjenerata Z merr vendime blerjeje bazuar në ndikimin që do të ketë një produkt ose markë në një kauzë që ata mbështesin.Të kuptuarit e audiencës tuaj është thelbësore për suksesin në mediat sociale. Përpjekja për të reklamuar në mënyrë të barabartë në të gjitha platformat e mediave sociale do të shkaktojë norma mesatare ose nën mesataren përsa i përket renditjes. Gjeneratat konsumojnë përmbajtje dhe u përgjigjen taktikave të marketingut ndryshe në secilën platformë. Veproni në atë vend ku audienca juaj është aktive, dhe shikoni si reagojnë ndaj përmbajtjes. Kështu ju mund të rregulloni iniciativat tuaja të marketingut në përputhje me rrethanat, për të rritur fitimet tuaja.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0