4 trendet e marketingut VR që po tërheqin vëmendje në 2020

4 trendet e marketingut VR që po tërheqin vëmendje në 2020


Realiteti virtual është duke dëmtuar shumë industri dhe marketingu nuk është imun në këtë situatë. Ja çfarë duhet të dini në lidhje me tendencat e marketingut VR.

Vitet e kaluara kanë dëshmuar që realiteti virtual (VR) nuk është thjesht një trillim. Në fakt është projektuar që impakti ekonomik nga realiteti virtual dhe ai i shtuar (AR) do të arrijë 29.5 miliardë dollarë në fund të këtij viti.

Është parashikuar që të shiten 82 milionë kufje brenda vitit 2020. Kjo do të thotë që njerëzit po blejnë.

Për këtë arsye, nuk duhet të habiteni me faktin se shumë marka po e përqafojnë këtë segment, që po rritet shumë shpejt. Nëse doni të jeni konkurrues, ju duhet të hidhni hapa drejt VR. Duke qenë se pritshmëritë e konsumatorëve janë rritur, ju nuk do donit të dukeshit të çuditshëm apo jashtë mode.

Lexo këtu: “Marketingu në Epokën Dixhitale – Mundësitë për Biznesin Tuaj”

Para se të filloni një fushatë marketingu VR, duhet të kuptoni 4 trendet më të rëndësishme, të cilat do t’ju bëjnë të përfitoni sa më shumë nga kjo teknologji.

AI, AR dhe VR bashkojnë forcat 

Nëse keni përdorur ndonjëherë një filtër në Instagram ose Snapchat, tashmë keni provuar bashkimin e inteligjencës artificiale, realitetit të shtuar dhe realitetit virtual. Sidoqoftë, meqë këto teknologji vazhdojnë të përmirësohen dhe bëhen më të aksesueshme, marketerët mund dhe duhet të shkojnë më tej duke vendosur hundën dhe veshët e një qeni në një foto.

 Aplikimi i AI, AR dhe VR mund të kombinohet për të rritur aftësinë e markave për t’u dhënë klientëve personalizim shtesë. Nëse keni bërë një fotografi të një pjese të mobiljeve tuaja, mund të përdorni teknologjinë e njohjes së imazhit për të parë opsionet e blerjeve. Kjo ndodh falë përdorimit të analizës vizuale, e cila mund të bashkojë mobiljet me copa që përputhen.

VR ndikon përfshirjen emocionale

A doni që klientët tuaj të ndërmarrin veprime? Atëherë nuk është sekret që ju duhet të përfshini emocionet gjatë marketingut që do të bëni. VR mund t’ju ndihmojë t’a arrini këtë.

Reklamimi

Duke qenë se teknologjia po bëhet më e prekshme, ju do të jeni në pozicionin e duhur për të nxitur emocione të ndryshme tek audienca juaj. Këto “gjuajtje” emocionale jo vetëm që do të kenë ndikim tek ata, por edhe do t’i lidhin më shumë me markën tuaj.

Gamification po bëhet realitet 

Gamification, që thjesht përfshin aplikimin e mendimit të lojës për gjëra që nuk janë vërtet lojëra, nuk është një koncept i ri për tregun. Në vitin 2012, Social Media Examiner shkruajti  26 elementët e një strategjie marketingu të bazuar në gamification. Ishte duke u bërë e qartë se nxitja e produkteve konkurruese tek konsumatorët ishte një gjë e mirë.

Gamification ishte efektiv pothuajse një dekadë më parë dhe është akoma sot, sepse krijon vetëdije më të madhe për markën dhe një angazhim më të thellë. Ky lloj i përmbajtjes interaktive gjithashtu mund të jetë i suksesshëm në konvertimin e klientëve dhe mund t’ju ndihmojë të dalloni markën tuaj nga konkurrentët. Sidoqoftë, për shkak se më shumë vizitorë janë duke u angazhuar me VR dhe AR në smartphone-t e tyre, duke përdorur kufje për celularë VR si Gear VR, Google Cardboard ose Daydream View, lojërat kanë potencial të madh për tregun.

“Aplikimet e shëndetit dhe mirëqenies janë vetëm pikat fillestare të këtyre strategjive të lojrave. Markat dhe marketerët kanë mundësi të përdorin gamification për të siguruar klientë të rinj dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me ata ekzistues, duke u dhënë përdoruesve një përvojë unike që vetëm marka e tyre mund të ofrojë”, thotë Tim Bond, shef i insight në DMA.

“Për shembull, në financat personale këto mund të përdoren për të shpërblyer klientët besnikë, në modë ata mund të ofrojnë oferta ekskluzive ose akses më herët se të tjerët në produkte të reja – markat madje mund të përdorin metoda të gamification për t’i dhënë fansave akses në përmbajtje ekskluzive.”

Për cilën nga këto tendenca të marketingut VR jeni më shumë të emocionuar?

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0