“Marketingu në Epokën Dixhitale – Mundësitë për Biznesin Tuaj”

“Marketingu në Epokën Dixhitale – Mundësitë për Biznesin Tuaj”


Në përgjigje të tërmetit të datës 26 nëntor 2019 që goditi Shqipërinë dhe veçanërisht Durrësin, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë trajnimin “Marketingu në Epokën Dixhitale – Mundësitë për Biznesin Tuaj” më 09-10 mars 2020, në Durrës, në kuadër të serisë së Trajnimeve “Gratë në Biznes”.

Ky trajnim ka për qëllim të ndihmojë bizneset e vogla në Durrës, të zotëruara nga gratë, në procesin e rikuperimi dhe përgatitjes për sezonin turistik që po afron. Veçanërisht në këtë moment mundësitë që ofron bota digjitale janë një mundësi e mire, për të zgjeruar tregun tuaj të klientëve duke zhvilluar aftësitë tuaja për Marketingun Digjital.

Lexo: 7 Trendet e marketingut për kompanitë e vogla

Aktiviteti online tashmë nuk është më i kufizuar vetëm për leximin e e-maileve, tashmë shkëmbimi me të afërm, blerja e sendeve, produkteve dhe shërbimeve të përditshme është bërë pjesë e jetës sonë. Prandaj, suksesi i bizneseve sot shihet ngushtësisht i lidhur me shfrytëzimin e këtyre mundësive.

Në këtë trajnim do të trajtohen të gjitha mundësitë që ofron bota dixhitale dhe se si website-i, videot apo mediat sociale do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet e biznesit tuaj në periudhë afatgjatë dhe afatshkurtër. Ky trajnim synon që përgjatë dy ditëve të zhvillimit të tij t’ju aftësojë për të:

–           Hartuar strategjinë e marketingut dixhital të biznesit tuaj

–           Krijuar website-in më tërheqës për biznesin tuaj

–           Njohur, matur dhe orientuar të gjithë vizitorët tuaj online

–           Analizuar prezencën tuaj në mediat sociale

–           Zgjidhni fushatat efektive të marketingut dixhital për biznesin tuaj

Përmbajtja e trajnimit është krijuar posaçërisht për gratë në biznes. Ai i dedikohet grave që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe udhëheqëse, dhe të njihen me metoda inovative për ta shtyrë biznesin përpara.

Trajnuesit Elvin Civici dhe Elsa Denaj sjellin njohuritë e duhura praktike e teorike të zbatimit të mundësive të Marketingut Dixhital në biznesin tuaj, me përvojë të gjatë në këtë fushë, nëpërmjet teknikave bashkëkohore e shembujve konkretë për përcjelljen e dijes tek pjesëmarrësit dhe zbatimin e saj në praktikë. Gjithashtu, gjatë këtij trajnimi do të keni mundësinë të dëgjoni experienca dhe këshilla prej të ftuarve nga institucionet financiare, si edhe të diskutoni potencialin e biznesit tuaj me investitor lokal.

Lexo: 7 trendet e marketingut dhe mediave sociale për 2020

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet pa pagesë falë kontributit të donatorëve. Programi për Gratë në Biznes në Shqipëri financohet nga Suedia Embassy of Sweden in Tirana, Italia AICS Tirana, Luksemburgu dhe BERZH. Banka Partnere në këtë Program është Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Ju mund të kontaktoni me email në allae@ebrd.com ose në numrat e telefonit +355 69 20 66230 / 04 2259 439.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0