Valbona Dhjaku, model suksesi në IT

Valbona Dhjaku, model suksesi në IT


Një nga folëset e eventit International Women Day ishte drejtoresha e IT-së në Credins Bank, Valbona Dhjaku.

Lexo: International Women Day u zhvillua për herë të parë në Shqipëri

Ajo ka studiuar informatikë në vitin 1996. Ka 20 vite eksperiencë në këtë fushë. Gjatë fjalës së saj ajo ishte entuziaste teksa fliste për rolin e femrës në ICT.

Si është të punosh në ICT?

Valbona shprehet se është bukur, gjithmonë ka diçka të re për të bërë dhe ka shumë pak ditë që mund të jenë monotone. Të punuarit në IT ka vështirësitë e veta, është sfiduese, ka pengesa dhe ndonjëherë të duket sikur nuk do t’ia dalësh.

Pse duhet që femrat sot të punojnë në IT?

Përveçse është një profesion sfidues dhe me bukuritë e saj, të lihet hapësirë edhe për të krijuar në atë fushë. Paguhet më shumë se profesionet e tjera. Gjithashtu diferenca gjinore në paga është më e vogël sesa në sektorët e tjerë. Valbona duke dhënë disa statistika na tregon, se nëse në Amerikë për profesionet e tjera diferenca është 350 dollarë, në IT është 250 dollarë. Gjithashtu ti mund të ndryshosh jetën e njerëzve, duke sjellë risi në teknologji.

Roli i femrave në shoqëri është shuëm i rëndësishëm. Por, sa i rëndësishëm është roli i tyre në IT dhe a ka nevojë shoqëria për femra që realisht punojnë në IT? Gratë sot janë 50% e popullsisë së botës. “Më shumë ka të bëjë me çështje biznesi sesa feminizmi”, shprehet Valbona. Diversiteti sjell zhvillim dhe i pari është diversiteti gjinor. Femrat përballen me probleme të ndryshme dhe janë të gatshme t’i zgjidhin ato. Një femër bëhet një lidere e shkëlqyer.

Çfarë mund të bëjë shoqëria?

Valbona gjtaë fjalës së saj në International Women Day ndan disa këshilla me ne:

  • Edukimi duhet të filloj që nga familja.
  • Duhet të largohemi nga stereotipet.
  • Duhet të zhvillohen kompetencat, pavarësisht gjinisë.
  • Sot ka mundësi të ndryshme dhe nuk duhet që të krijojmë raporte të sforcuara.
  • Individi është çelësi, secili ka në dorë zhvillimin e tij.

Lexo: Zbulohen disa nga folësit në eventin e International Women’s day (IWD)!

International Women Day u soll për herë të parë në Shqipëri në 7 mars. Ky event, vjen si pjesë e një serie eventesh globale që zhvillon Google. Këtë vit, Women in Tech në bashkëpunim me Women Techmakers Albania dhe Google Developer Group Tirana. Eventit nuk i munguan edhe partnerët shqiptarë nga bota e medias, teknologjisë dhe arsimit të cilët bënë të mundur që gra dhe vajza nga bota e teknologjisë dhe shkencës të mblidhen bashkë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0