Zbulohen disa nga folësit në International Women’s day (IWD)!

Zbulohen disa nga folësit në eventin e International Women’s day (IWD)!



International Women’s Day Albania 2020, është pjesë e një serie eventesh globale të ndërmarra dhe mbështetura nga gjigandi i teknologjisë, Google.

Women in Tech sillet në Shqipëri për herë të parë nga WomenTechmakers Albania në bashkëpunim me Google Developer Group Tirana dhe ICTS Media, si dhe nën mbështetjen e një sërë partnerësh.

Lexo: Pak ditë na ndajnë nga International Women’s day (IWD)!

Ky event do të shërbejë si vend grumbullimi i gjithë grave për të promovuar arritjet profesionale të femrave në teknologji, dhe mbi të gjitha të shërbejë për krijimin e një komuniteti inspirues dhe fuqizues për të gjithë femrat e TIK.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë femra të sukseshme në teknologjisë si:

 Julia Hoxha themeluese e Zana,

Mirlinda Karçanaj drejtoreshë e AKSHI,

Anila Hoxha Tollkuci nga Banka Raiffeisen,

Linda Shomo themeluese e EasyPay,

Edlira Martiri pedagoge e Universitetit të Tiranës,

Diana Xhumari nga Tegeria dhe Dorina Bebja nga Lufthansa të cilat do të ndajnë

eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit,

Andrew Yates hulumtues në Institutin Max Planck i Informatikës në Gjermani do të drejtojë një workshop me temë “Deep Learning” në IWD.

Hyrja është falas, por duhet të regjistroheni tek linku duke klikuar  Këtu.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të WomenTechmakers duke klikuar Këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0