Intesa Sanpaolo Bank Albania siguron vazhdimësinë e shërbimeve për klientët

Intesa Sanpaolo Bank Albania siguron vazhdimësinë e shërbimeve për klientët


Intesa Sanpaolo Bank Albania në një njoftim përshtyp informon rreth ndryshimeve që do ndodhin në 35 degët, me qëllim mbrojtjen e stafit dhe klientëve nga virusi Covid-19. Gjithashtu njoftojnë se degët do të jenë të hapura për publikun nga e hëna në të premte, nga ora 08:30-15:30, por do të operojnë me staf të reduktuar, për shkak të masave të marra.

Lexo: Kujdes këmbësorë! Masa të reja shtrënguese janë marrë në këtë kohë pandemie

E vetmja degë e mbyllur, është ajo që ndodhet në qendrën tregtare TEG, për shkak se qendra tregtare TEG është e mbyllur për publikun.

Në të njëjtën kohë, Intesa Sanpaolo Bank Albania siguron vazhdimësinë e shërbimeve për klientët e saj përmes kanaleve alternative: shërbimin bankar dixhital, (Digital Banking/ Internet Banking) karta debiti dhe kartë krediti me zero komision për blerje në çdo POS në Shqipëri dhe shërbime bankomatesh (ATM) në 77 pika në Shqipëri.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë kolegët që vazhdojnë të sigurojnë shërbimin ndaj klientëve tanë në menyrë të personalizuar dhe me transparencë të plotë, duke konfirmuar dhe njëherë afërsinë e Bankës me familjet dhe bizneset në çdo kohë”, u shprehën ata.

Lexo: Rama: Pagat e punonjësve privatë në karantinë do t’i mbulojë shteti

Për më shumë informacione rreth masave parandaluese, vizitoni faqen në internet të Intesa Sanpaolo Bank ose telefononi në Qendrën e Kontaktit në numrat:

08006000;  +355 4 2276000;  +355 692080903.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0